TIRANE- Tetë bebe erdhën në jetë, në ditën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësise. Fëmija i parë është Rozalinda Ymeri dhe lindi tek materniteti Mbretëresha Geraldinë në orën 2 të mëngjesit të datës 28 nëntor.
Ndërsa në maternietin ‘koco Glozhieni, një fëmijë i shëndetshëm i seksit mashkull plot 4. kg e 400 gr erdhi në jetë mesditën e 28 nëntorit, dhe gjyshi I tij vendosi ta quajë Flamur.
Ndërkohë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, erdhën në jetë po gjatë datës 28 nëntor edhe trenjakët Klajdi-Kleo dhe Kleid Selimaj nga Valbona e Tropojës. Gjatë emisionit të djeshëm "Urbanika" të tv A1 Report, u iniciua dhe një nismë për ndihmë financiare me ndihmen e Klajdi Hënës, të riut nga Korca, emigrant në Micigan të SHBA, që familja Selimaj të ndihmohet financiarisht nga bashkombasit tanë, si shkak i kushteve të vështira ekonomike.
Hëna inicioi edhe logon e Pavarsisë në motorin e kërkimit Google.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com