Bebet qajnë në barkun e nënës dhe shkenca ka një shpjegim pse/VD

Bebet qajnë në barkun e nënës dhe shkenca ka një shpjegim pse/VD

Foto ilustruese

Nuk ka asgjë më të ëmbël në botë sesa ndjenja e rritjes së fëmijës brenda trupit të një gruaje gjatë shtatëzanisë. Sapo fetusi fillon e rritet nëna ndjen shkelmimet dhe lëvizjet e para, madje dhe zhurmën e lemzës së bebit të palindur

Por a e dini se foshnjet gjithashtu fillojnë të praktikohen se si do qajnë kur të vijnë në jetë?
Sipas hulumtimeve të reja nga Universitetet Durham dhe Lancaster, të sapolindurit fillojnë të zhvillojnë mënyrat me të cilat ata do të komunikojnë, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të na tregojnë se çfarë ndjejnë kur të vijnë në këtë jetë.Hulumtuesit përdorën ultratingujt për të zbuluar fytyrat “grindavece” të fetusëve dhe përmes ekove mjekët zbuluan se fëmija ashtu si qesh edhe qan duke ngrysyr vetullat në barkun e nënës.

Është jetësore që foshnjat të jenë në gjendje të tregojnë dhimbje sapo të lindin, në mënyrë që të “komunikojnë” çdo shqetësim që mund të ndjejnë. Nëse ato nuk do të qanin ne nuk do të kuptonim asgjë.Pavarësisht nga kjo, kërkime të mëtejshme duhet të kryhen për të përcaktuar nëse “fytyrat e mërzitura” janë thjeshtë ushtrime të bebeve apo shkaktohen nga dhimbjet që ata mund të ndjejnë.

Dr. Reissland, lektor i lartë në Universitetin e Durhamit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël