Irritimi i lëkurës tek bebet, pediatria ‘qorton’ nënat e reja: Ky është gabimi që bëni pa e kuptuar

Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut, por tek fëmijët merr një rëndësi të veçantë, pas përdorimit të pelenave për një kohë të gjatë, shumë prej tyre krijojnë irritime në zonën e pelenave. Mjekja pediatre, Sonila Beba u shpreh në emisionin “Rreze Dielli” se faktorët që ndikojnë në irritmin e lëkurës tek foshnjat përfshijnë më së shumti përdorimin e letrave të lagura dhe shampove të ndryshme për larjen e tyre.

“Normalisht ne duhet të njohim lëkurën e fëmijës tonë, duhet të zgjedhim llojin e pampersit të përshtatshëm për lëkurën e fëmijës sonë, nëqoftëse ne e dimë që kemi një fëmijë që ka një lëkurë sensitive  që në momentine prekjes fillon edhe skuqet normalisht qoftë edhe rrobat, qoftë edhe përdorimi  I pampers duhen marr që nga leximi etiketës për lëkura sensitive. Përkujdesja duhet të fillojë që nga proçesi I larjes dhe I shplarjes së bebit, do ti thoja nënave të evitonin pak përdorimin e letrave të lagura se ndonjëherë letrat e lagura janë nisma e fillimit e këtyre lloj dermatiteve, përdorii pa kriter I tyre dhe e dyta përdorimi pa kriter I shampove ose I produkteve kozmetike . Përdorimi I shpeshtë I letrave të laguara con në prishjen e pehashit të lëkurës, në atë zonë aq delikate mund të cojë drejt një dermatitis në këtë zonë” shpjegoi ajo.

Pediatria Biba këshilloi nënat e re të shmangin sa më shumë përdorimin e letrave të laguara, të tamponojnë zonën genitale dhe të përdorin kremra me përmbatje zinku.

“Mënyra më e mirë është larja e bebit me ujë të ngrohtë pa asnjë lloj gjëje, pa sapun, pa detergjent ose përdorimi I tyre në mënyrë të kufizuar sa më pak që të jetë e mundur. Një herë në ditë ndoshta ose në momente kur ne shohim që e kemi të nevojshme por jo në mënyrë klasike,rutinë, sa herë qëndrojnë bebet ta ndërrojmë dhe ta lajmë me detergjent dhe e dyta tamponimi I zonës domethënë jo fërkimi I zonës së lëkurës por me një peshqirë, pecetë të pastër të tamponohet e gjitha zona genetale që të thahet mirë, të kemi një tharje të gjithë zonës mos të ngelet e lagur, me vrap të vendosim atë pampersin tjetër. Pastaj shkojmë tek ajo barrier mbrojtëse, tani kemi një gamë jashtëzakonisht të gjerë. Kremrat me përmbatje zinku janë ato që rekomandojmë kur kemi zona të irrituara të pjesës genital. mirë është mos përdorimi I tyre kur kemi lëkurë të shëndetshme. Në lëkura të shëndetshme përdorim vetëm një krem me barrier mbrojtëse” këshilloi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë