Sistemi gjyqësor në Shqipëri duhet të ketë mbështetjen e dy pushteteve të tjera. Kështu deklaroi kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj në takimin që zhvilloi me homologun e saj amerikan John Glover Roberts, në Uashington.

“Gjyqësori duhet të jetë një sistem i vetëorganizuar dhe vetëkorrigjues. Ai duhet të gëzojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e dy pushteteve të tjera, por pa cënuar pavarësine e tij dhe, në të njëjtën kohë të tregojë pavarësi të brendshme” – theksoi Becaj.

Reforma në sistemin e drejtësisë theksoi Becaj nuk duhet të përmbushet formalisht apo thjesht për të fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, por duhen të konsiderohen si burim i një drejtësie funksionale, efektive dhe të barabartë për të gjithë.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Glover Roberts, Jr. i garantoi homologes së tij shqiptare mbështetje të plotë drejt konsolidimit të shtetin ligjor dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj zhvilloi nga datat 22- 25 prill ka zhvilluar një vizitë zyrtare në SHBA. Me ftesë të Shoqatës Botërore të Juristëve, Beçaj ka marrë pjesë në konferencën “Ligji dhe Teknologjia: inovacioni në erën dixhitale”.
(jd/shqiptarja.com)