Beci në A1 Report: Shtimi i listës së
barnave premtim i mbajtur i qeverisëPDF/Ja lista me 55 barnat e reja

Beci në A1 Report: Shtimi i listës së<br />barnave premtim i mbajtur i qeverisëPDF/Ja lista me 55 barnat e reja
TIRANË - Drejtori i Institutit të Kujdesit Shëndetësor Astrit Beci, ka shpjeguar gjatë një interviste për A1 Report se cilat janë barnat që do të rimbursohen nga shteti. Lista me 477 ilaçe të rimbursueshme.  

Beci shpjegon se për herë të parë qeveria do të mbulojë 7 diagnoza të reja. Gjithashtu me rimbursim do jepen edhe barnat që luftojnë varësinë nga alkooli.
 
INTERVISTA E DREJTORIT TE ISKSH, ASTRIT BECIT DHENE PER A1 REPORT

Si u bë e mundur rritja e listës me barnat e rimbursueshme?
Çdo vit realizohet lista e re e rimbursimit. Prej 477 ilaçeve, 56 janë të reja, për herë të parë dhe kjo është arritur me një punë të madhe të fondit. Për këtë qëllim janë marrë edhe mendimet e katedrave në QSUT. Gjithashtu është ulur edhe TVSH. Të gjitha këto përpjekje kanë bërë që të bëhet një listë e re dhe e gjerë, ku do të përfitojnë shumë qytetarë.
 
Sa të nevojshme janë ilaçet që do të rimbursohen?
Me ligjin e ri, lista e barnave të rimbursueshme hartohet nga fondi i ilaçeve. Kjo listë barnash për herë të parë mundësuam takimin me të gjitha katedrat duke marrë nevojat e pacientëve dhe ato më të domosdoshme. Këto prioritete janë marrë parasysh në masën më të madhë në tre procese: i pari ai i negocimit të barnave nga ministria e Shëndetësisë, për listën e barnave, uljen e TVSH, etj.
 
Shtohen 56 ilaçe të reja, aq sa janë shtuar edhe gjatë 4 viteve të fundit. Çfarë ka ndodhur?
Ka ndodhur që është ulur TVSH, janë negociuar çmimet dhe në kompleks lista e barnave u shtua me 56. Këto barna do të përfshijnë një gamë më të gjerë pacientësh dhe sëmundjesh. Këtu janë dy risi: E para trajtohen në mënyrë më të mirë, sëmundje si diabeti, kardiovaskulare, të proceseve trombotike, etj dhe gama e përfshirë është shumë më e madhe. Tani përfitojnë edhe popullata aktive jo vetëm pacientët.
 
Cilat janë sëmundjet që do të trajtohen me shtimin e listës së barnave?
Do të trajtohen sëmundjet tumorale dhe ato të mëlçisë. Nga java tjetër do të realizohen edhe paketat shëndetësore.
Veç mjekëve, janë marrë parasysh edhe kërkesat e shoqatave të ndryshme të të sëmurëve dhe me të gjitha këto u realizua që të përfitojnë një numër sa më i madh i njerëzve. Për herë të parë do të rimbursohen edhe ilaçet për njerëzit që kanë varësi nga alkooli. Ishte një kërkesë që bëhej prej vitesh por kishte rënë në vesh të shurdhët. Në këtë listë do të përfitojnë edhe të sëmurët mendorë.
 
Po për të sëmurët me dializë do të ketë ndonjë të re?
Për rimbursimin e ilaçeve për pacientët që trajtohen me dializë më erdhën dhe më takuan dy personalitete. Profesori Farudin Hoxha dhe ish-deputetja Mejreme Delishi, të cilët më erdhën në zyrë dhe më kërkuan rimbursimin e disa ilaçeve. Ne vendosëm që të rimbursohet ranixheli. Shumë prej pacientëve të dializës janë në gjendje të keqe ekonomike. Këto janë përfshirë. Edhe lista në vetvete është një proces progresiv.
 
Kostoja e kësaj liste është e lartë si do të trajtohet?
Kostoja financiara është e lartë. Kostoja financiare bashkë me negocimet e bëra ka sjellë që të bëhet kjo listë e gjerë dhe të përfitojnë një numër më i madh pacientësh. Do të mbahen kontakte gjatë gjithë kohës dhe efekti financiar i listës do të monitorohet gjatë gjithë kohës.
 
A ishte kjo më e mira e mundshme e bërë?
E mira e mundshme është si infiniti, por ne do të mundohemi të bëjmë sa më të mirën. Vullneti i qeverisë dhe shtuarja e numrit të barnave ishte një premtim i imi i bërë që ditën e parë që mora detyrën.
 
Pas 1 prillit nuk do të ketë TVSH për ilaçet?
Në fakt para 2 vitesh u tha se, u ul TVSH me 10 për qind, por në fakt u shtrenjtua. Heqja e TVSH-së do të influencojë pozitivisht në furnizimin e spitaleve dhe në përfitimet që do të marrin pacientët.
 
Çfarë po ndodh me sistemin shëndetësorë?
Ndryshimet që janë bërë janë pozitive. Gjatë kësaj periudhe jemi duke punuar për përgatitjen e paketave që brenda 2 javësh do të prezantohen. Po punohet për kalimin e sistemit të emergjencave dhe fondi po merr të gjitha masat për paketën falas të qytetarëve nga 40 në 60 vjeç. Po punohet për mamografinë, shtimi i kësaj liste, përfitimi dhe rritja e moshave që përfitojnë nga kjo listë janë hapat e parë drejt mjekësisë papagesë.
 
Sa do të implementohet mjekësia papagesë?
Gjatë një analize të bërë dy javë më parë në QSUT, kemi vënë re se është një grop që nuk mbyllet për një ditë dhe është një sistem që nuk ndryshon për një ditë. Por shenjat e para janë pozitive dhe në fund të mandatit të parë të qeverisë do të kemi një shëndetësi falas.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)

Korçë/ Tre mjete përfshihen në një aksident në fshatin Kamenicë (VIDEO)