Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto të 800 nxënësve dhe studentëve që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës, të ndotur për shkak të mbetjeve që sollën reshjet e dendura të shiut.
"Mirëmëngjes dhe me këtë shembull frymëzimi nga 800 nxënës e studentë që morën pjesë në pastrimin e bregdetit të Velipojës, ju uroj një fundjavë të mbarë", ka shkruar kreu i qeverisë.
Aksioni i gjerë për pastrimin erdhi në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. Më herët edhe bashkia nisi aksionin e gjerë për pastrimin pas vëzhgimit të bërë nga Report TV. Prurjet e shumta dhe reshjet e rëna ditëve të fundit nga lumenjtë dhe përrenjtë e territorit të qarkut të Shkodrës bënë që i gjithë bregdeti të mbushej me mbetje plastike, duke ngjarë si një landfill mbetjesh plastike.
Komente











All the rivers are full of plastic and rags hanging from the trees after the recent floods.
PërgjigjuLerini more keto aksione te turpshme(plehrat nuk kane rene nga qielli , por i ka hedhur robi), Propagande koti qe tregon se nuk kemi kuptuar asgje ,Nxenesit ,mjafton qe te pastrojne ambientet e shkollave dhe hapesiren perreth , qe jane te mbuluara nga mbeturinat qe keta "vullnetare" i lene. Beni edukim ne shkolle per pasteritine dhe mbajtjen e ambientit paster, sepse shumica e nxenesve sapo kane mundesine me te pare i lene mbeturinat ne toke.
Përgjigju