Beci në ‘Kontrast’: Asgjë s’e ndalon Prokurorinë shqiptare që të nisë e hetimet për Agron Nezës! Vangjeli: SHBA s’do kursente Ramën, kur s’po e bën me vetë Biden

TIRANË- Ish- prokurori Eugen Beci tha se SPAK nuk e ndalon asgjë që të nisë një hetim nga Agron Nezës, personi “A” i përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Beci tha se për aq kohë sa Neza është një shtetas shqiptar, mund të nisen hetimet minimalisht për të zbuluar origjinën e parave, kush i ka nisur, si i ka nisur, dhe ku kanë përfunduar. Mirëpo theksoi se gjithçka varet nga hetimet që po zhvillohen në SHBA.

“Nuk e pengon asnjë prokurori që të mund të fillojnë një çështje penale të kryer nga një shtetas shqiptar, edhe pse është kryer jashtë, ne jemi shumë lart në sistemin e drejtësie, prandaj nuk mund të ketë një letër porosi se FBI i mbledh ndryshe provat, prandaj nuk e dimë se kush po hetohet dhe si, por sa i përket mënyrës së ekzistencë, minimalisht duhet të kuptojmë që këto 225 mijë dollarë a kanë ardhur nga Shqipëria, nuk kemi asnjë indicie asnjë shenjë, ku janë nisur, si janë nisur, nëse korrupsioni ka shkuar nga Shqipëria drejt SHBA, mund të vijojë një çështje penale, kush i ka nisur, si i ka nisur, dhe ku kanë përfunduar. Gjithçka është e lidhur me hetimet në SHBA, nëse ka të dhëna andej, deri tani kishim të bënim me hyrje dalje, takime të mundshme, tabulate dhe ndonjë transaksion, këto BKH mund t’i realizojë me autoritet shqiptare apo edhe vetë”, tha Eugen Beci.

Duke u ndalur te kjo çështje, analisti Lorenc Vangjeli, tha se nëse kryeministri Edi Rama do të ishte i përfshirë, SHBA-ja nuk do e kursente. Ai thotë se për aq kohë sa në SHBA kanë nisur hetimet edhe për vetë presidentët edhe gjatë kohës kur ato janë në detyrë, kurrsesi nuk do e shpëtonin Ramën.

“Ky hetim ka filluar në 2017, në shtator të po të njëjtit vit është dhënë dërgesa e parë e parave nga personi i A drejt zyrtarit të lartë të FBI, pra kjo të lë të kuptohet që vartësit e zyrtarit të lartë amerikan hetonin eprorin e tyre që ishte ende në detyrë, logjika do, nisur nga baza ligjore, hetimet të tilla me gjasa janë shtrirë edhe në Tiranë dhe fakti që nuk ka një akuzë zyrtare nga kryeministri dhe personi A që i ka dhënë paratë, që mund të jenë nga arsye të ndryshme rrëfen që pjesa e segmentit shqiptar së paku në këtë pikë, rezulton të jetë e pastër. Si parim për t’i thënë gjykatësve të shpallur dhe të vetëshpallura tyre që u djeg dalja e aktorit të ri në SHBA kur nuk kursejnë presidentët e tyre, nuk do të kursenin kryeministrin tonë nëse ai do të shkeltë në një skaj që ata e kanë të shenjtë, tentativën për të korruptuar zyrtar dhe për të ndërhyjë në punën e brendshme. Ka një instrument që ne nuk e kemi shumë popullim, duhet durim, duhet ta kishin të dyja palët dhe ata që zaptuan foltoren dhe ata a që e mbyllën seancën shpejt”, tha Lorenc Vangjeli.

Nga ana tjetër, si një ekspert i fushës, ish-prokurori Eugen Beci, tha se paditë e mazhorancës në SPAK për 21 janarin, nuk kanë asnjë vlerë, vetëm sa krijon një kaos juridik.

“Nuk bëhen për një fakt penal për të cilën prokuroria po heton, duken se funksionojnë për të shtuar propagandë se nga pikëpamja proceduriale. Ne jemi në një çështje të filluar? Ç‘vlerë ka kallëzimi? Krijojmë një kaos juridik që duket se na kthehet bomerang, se procedimi penal ka palë të posaçme më të, nuk mund të ndërhyjë çdo palë, kemi palët në proces, të pandehur, viktimë, të dëmtuar që funksiojnë nëpërmjet prokurorit të avokatit. Ministri i drejtësisë i bën nga kolltuqe politike. Nëse pretendon se ke fakte dhe prova të reja ka tjetër formë, jo kallëzim penal”, shtoi Beci.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 26/01/2023 20:11

    Zoti Neza perve se nenshtetas shqiptar eshte dhe American prandaj po te jete fajtor do te hetohet nga drejtesine amerikane,dhe ato NUK jañe te kursit pkeoave qe qelben drejtesine Duke u paguar me parate e popullit,pir Jane drejtesine me rregullt ne bore,qe po te jete fajtor dhe Rama ato e marrin te pandehur.Foltirja dhe Saliu I botes se cudirave do shfryhen shpejt Kur te mbaroj hetimi ne amerike.Personi non Grata NUK I hiqet titulli, deri savte jete gjalle dhe NUK ka foltore qe e mbron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja