Legjenda e futbollit anglez David Beckham në një intervistë për mediat britanike ka treguar disa prapaskena nga transferimi i tij nga Manchester United në 2003.
 
Lojtari u shpreh se refuzoi kalimin te Barcelona për Realin e Madridit, pasi e larguan nga Manchester United.
 
Isha me pushime kur më thanë që Manchester United ka arritur marrëveshje me Barcelonën.
 
Reagova menjëherë duke folur me agjentin tim dhe i thashë se nëse do të duhet të largohem, atëherë do të shkoj tek Real Madridi.
 
Brenda pak ditëve arritëm marrëveshjen me Presidentin e Realit të Madridit
”.
 
David Beckham u largua nga Manchester United pas problemeve me trajnerin Alex Ferguson.


dy.b/shqiptarja.com