Bedini për Report Tv: Italia po përballet me pandeminë dhe me protestat

Gazetarja: Mirvjen Bedini, faleminderit që pranuat të zhvillonit këtë bisedë me Report Televizon.

Mirvjen Bedini: Mirëmëngjesi dhe faleminderit juve për ftesën që më bëtë.

Gazetarja: Si është situata aktualisht në Itali, krahasuar edhe me valën e parë të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, cilat janë masat e reja kufizuese dhe si po perceptohen ato nga njerëzit?

Mirvjen Bedini: Situata në Itali po ndryshon dita ditës. Sic mund të shihni edhe ju nga Shqipëria rastet po shtohen. Dje u shënuan 21 000 raste të reja dhe kjo nxiti qeverinë Conte të marra masa të reja. Por në këtë moment vendi po përballet me dy situata, në njërën anë kriza e shkaktuar nga Covid-19 dhe në anën tjetër edhe nga vala e protestave që ka përfshirë vendin nga veriu në Jug të Italisë. Ajo që po ndodh është se guvernatorët e rajoneve janë të pakënaqur nga këto masa që janë marrë nga qeveria Conte dhe për faktin ser nuk janë dëgjuar këshillat që ata I kanë dhënë qeverisë. Sa i përket faktet sesi gjendja e tanishme ndryshon nga vala e parë është se Italia tani është më e përgatitur, spitalet janë në gjendje ti bëjnë ballë sëmundjes, ose të paktën e njohin atë dhe sidomos këtu në veri kemi krijuar dy spitale për gjendje emergjence. Pastaj sa i përket maskave dhe këmishëve të punonjësve është më e lehtë që të gjenden, madje është mundësuar edhe prodhimi I këtyre produkteve Brenda Italisë, që të mos presim furnizimet të na vijnë nga Jashtë Nga Kina. Për sa I përket masave të marra nga qeveria Conte për mbylljen e bareve dhe restoranteve, kjo masë ka bërë që të revoltohen shumë persona që punojnë në këtë sektor. Ajo që ndodhi javën e kaluar në Napoli, ishte fakti se u përfshinë shumë persona që nuk kishin të bënin aspak me protestën, që të krijonin kaos politik. Siç e tha edhe guvernatori De Luca, ishin persona që ishin me origjinë mafioze.

Gazetarja: Z. Bedini marrim shkas edhe nga ajo që ndodhi në fundjavë në Napoli. Siç e dini edhe ju në gjë e tillë ka ndodhur edhe në Romë. Dukë qenë se jëni edhe përfaqësues I Këshillit komunal në qytetin tuaj, a mund të na thoni si është gjendja aty?

Bedini: Siç e thatë edhe ju unë jam këshilltar i Komunës Ponte San Pietro dhe gjendja në veri, për momenti është nën kontroll. Sepse terapitë intensive nuk janë të bllokuara dhe ajo po synohet të mbahet nën kontroll në mënyrë që të mos bllokohet më. Në mëyrë që të gjithë kjo valë të infektuarish të mos përfundojë në spitale, njerëzit po respektojnë rregulla, ruajnë distancën fizike, vënë maskat dhe ka rënë ndjeshëm frekuentimi i bareve dhe restoranteve, njerëzit janë pothuajse të mbyllur. Sepse siç e dini në zonën tonë, e kemi përjetuar rëndë këtë sëmundje. Siç e theksuat edhe ju Bergamo është një nga qytetet më të goditura në botë. Domethënë që ne e kemi edhe frikën dhe eksperiencën dhe jemi të detyruar të mos e marrim si lojë Covid-19. Sa I përket jugut të Italisë, ata nuk e kanë përjetuar aq keq sa ne. në fazën e parë të mbylljes totale, në veçanti zona e Napolit, ka pasur vështirësi të mëdha ekonomike. Sidomos në zonën e Napolit ka persona të cilën ende punojnë të padeklaruar, pra nuk kanë marrë dhe s’do të marrin asnjë ndihmë sociale nga shteti dhe kjo bëri që njerëzit të dalin në shesh. Por siç e patë dje, u bë një manifestim paqësor, ku merrnin pjesë kategoritë e prekura dhe të cilët shprehen problemet e tyre. Sa I përket protestave në Romë, një forcë ekstreme e quajtur Forza Nuova, e përdori këtë situatë, për të vënë në përballje popullin me qeverinë, jo sepse ata dolën në mbrojtje të një kategorie që është e prekur.

Gazetarja: Një gjë e cila ka interes të gjerë edhe këtu është se si po funksionojnë shkollat. Në vendin tonë janë rihapur, por ka pasur raste kur shkollat janë ri mbyllur për shkak të infektimeve në mesin e nxënësve apo mësuesve. Si po funksionon atje? A ka pasur mbyllje shkollash atje?

Bedini: Kjo është një pyetje tejet e rëndësishme sepse duke filluar nga Shkurti shkollat u mbyllën dhe fëmijët nuk pastën mundësi të frekuentojnë asnjë orë mësimi. Edhe zhvillimi i mësimit online ishte tejet e vështirë sepse ne nuk ishim të përgatitur. Por siç e tha edhe ministrja shkolla nuk do të mbyllet, shkollat fillore sepse fëmijët kanë nevojë të socializohen me njëri-tjetrin, të ndjekin mësimin nga auditoret. Sa i përket shkollës së mesme, 75% e tyre do të zhvillojnë mësimin online. Kjo në fakt vjen për një arsye të thjeshtë sepse nuk kanë pasur mundësi të ndërhyjnë në transportin publik, që i dërgo fëmijët në shkollë sepse nuk kanë mundësi ta përforcojnë, për këtë arsye u ulën orët e mësimit dhe në këtë mënyrë menduar se mund të ulet edhe përdorimi i tyre në mjetet e transportit publik, duke zvogëluar ndjeshme kontaktet me njëri-tjetri dhe mundësinë që të përhapet virusi. Është me të vërtetë e rëndësishme që shkollat po vazhdojnë të jenë të hapura. Në rastet kur një fëmijë rezulton të jetë i prekur, izolohet klasa dhe bëhet menjëherë tamponi. Këtu përgjigja e testit del brenda 24 orëve dhe personat e izoluar mund ta ndjekin mësimin nga shtëpia.

Gazetarja: Faleminderit për informacionet që na përcollët.

Bedini: Faleminderit dhe shpresoj se do të dëgjohemi sërish për lajme më të mira në të dyja palët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të