Me monedhën 1 lek të vitit 1969, Banka e Shqipërisë ka zgjedhur të urojë shqiptarët për Ditën e Çlirimit. Monedha është pjesë e serisë së emetuar me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit dhe mban në njërën anë skulpturën “Partizani Fitimtar” të Odhise Paskalit, ndërsa në anën tjetër stemën e Republikës së Shqipërisë me vitet 1944–1969. Në urimin e saj, Banka e Shqipërisë kujton sakrificën dhe qëndresën e mijëra shqiptarëve që luftuan për lirinë e vendit.
Postimi i plotë:
Gëzuar 29 Nëntorin – Ditën e Çlirimit!
Sot nderojmë sakrificën dhe qëndresën e mijëra shqiptarëve që i sollën vendit lirinë dhe hapën rrugën për rindërtimin politik, shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë.
Me këtë rast, sjellim në vëmendje monedhën përkujtimore 1 Lek të vitit 1969, pjesë e serisë së emetuar nga Banka e Shqipërisë për 25-vjetorin e Çlirimit. Ajo paraqet skulpturën “Partizani Fitimtar” të Odhise Paskalit dhe në anën tjetër stemën e Republikës së Shqipërisë me vitet 1944–1969.
Lavdi përjetë heronjve që luftuan për liri!
Lajmi kryesor:
Shqipëria feston sot 82-vjetorin e Çlirimit, mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Uron Rama e Begaj (VIDEO)











