La Liga të hënën dhuroi një befasi të madhe, pasi Girona përmbysi 2-1 Barcelonën në derbi, duke i kushtuar kreun e La Liga-s. Të besuarit e Flick në fundin e pjesës së parë humbën shansin e artë për të kaluar në avantazh, pasi Yamal gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë në minutën e 59 Cubarsi kaloi në avantazh Barcelonën.
Epërsia e miqve do të zgjase shumë pak, pasi në minutën e 61 Thomas Lemar barazoi rezultatin. Në vijim Barcelona rriti presionin për golin e fitores, por surprizën do ta bënte Beltran në fundin e lojës, duke i dhënë fitoren Girona-s. Disfata pati kosto të lartë për Barcelonën, pasi katalanasit në javën e 24 zbritën në vendin e dytë me 58 pikë, 2 më pak se Reali kryesues.
Komente




