Barcelona ka marrë tri pikë me shumë peshë në La Liga, duke ndjerë ‘aromën’ e titullit kampion për sezonin e dytë radhazi. Për raundin e 30-të, katalanasit fituan 1-2 në Madrid kundër Atleticos dhe falë humbjes së Real Madridit në Mallorca, shkojnë +7 pikë në krye të renditjes.
Atletico Madridi kaloi në epëri me golin e Giuliano Simeones në minutën e 39-të. Vetëm tre minuta më vonë Barça barazoi me Marcus Rashford. Në shtesën e parë vendasit mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Nico Gonzales.
Pjesa e dytë pa një garë të fortë sportive, por duhej minuta e 79-të që futja në fushë e Lewandowskit të ndryshonte ndeshjen. Tre minuta nga fundi i sfidës polaku veteran shënoi golin e dytë dhe të fitores për Barçën.
Skuadra e Hansi Flick prin La Ligan me 76 pikë, shtatë mbi Realin e Madridit, ndërsa Atletico qëndron në pozitën e katërt me 57 pikë.
Komente








Kute mbaroje katetegoria trete ne maj do kete ndryshime tranjersh apollonia so jete tranjer andi lila shekolli tranjeri do jete getjan mezani bullish tranjer do jete lorik cana osumi tranjer do jete altin rakulli skraoari tranjer dojete rapaj shkodra tranjer do jete Arthur lekbello
Përgjigju