Befasi që në nisje të Superligës, Skënderbeu surprizon Egnatian

Kategoria Superiore ka nisur me një rezultat të papritur për shumëkënd, pasi Skënderbeu i ngjitur nga Kategoria e Parë ka mundur në transfertë Egnatian, një skuadër e cila është e ndërtuar për të luftuar për titullin kampion në këtë sezon.

Ndeshja ishte shumë e luftuar, me korçarët të cilët u mbrojtën mirë dhe nuk lanë hapësira për dyshen e rrezikshme Duamena-Kasa.

Në pjesën e dytë, në momentin kur pritej goli I Egnatias, erdhi i skuadrës së Gvozdenoviç me Juri i cili gjeti rrjetën pas një insistimi personal

Më pas, Skënderbeu iu kthye në mbrojtje të avantazhit dhe ia doli me shumë sukses që të mos lejonte vendasit të gjenin rrjetën deri në vërshëllimën përfundimtare, duke marrë tre pikë e para që në startin e sezonit.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë