Befasia/ Drejtuesi i fushatës në Durrës Adrian Çela nuk figuron fare në listën e kandidatëve të PS

Befasia/ Drejtuesi i fushatës në Durrës Adrian Çela nuk figuron fare në listën e kandidatëve të PS

Adrian Çela

Zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë nga partitë kryesore vijon të prodhojë befasi. Në shator të vitit 2020, administrator i OSHEE-së, Adrian Çela, u caktuar si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste në Durrës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Kjo lëvizje u lexua edhe si një lëvizje të Vangjush Dakos, një nga personazhet kryesor sa i takon peshës dhe lidhjeve elektorale të PS-së në Durrës. 

Por, ndërsa Çela u zhvendos në Durrës për drejtimin e fushatës, çuditërisht emri i tij nuk figuron në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit, listë e cila është paraqitur në KQZ ditën e hënë. Adrian Çela nuk është përfshirë as listën për Qarkun e Durrësit dhe në asnjë zonë tjetër. Është rast i pazakontë kur një drejtues fushate të mos figurojë në lista. 

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me saktësi, nëse Adrian Çela është përfshirë në një zonë jo fituese në listë dhe nuk ka pranuar, nuk është përfshirë fare apo ka preferuar të qëndrojnë drejtor i OSHEE-së. I kërkuan një reagim Çelës, por nuk morën përgjigje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tekniku: 12/03/2021 00:57

    Po ca i duhet deputeti Celes, thesin e mbush ne Oshee.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja