Befason supermodelja Bella Hadid:
Jam krenare që jam myslimane

Befason supermodelja Bella Hadid:<br />Jam krenare që jam myslimane
Përmes një rrëfimi të sinqertë supermodelja Bella Hadid ka treguar rrugën e babit si refugjat si dhe besimin e saj në fenë islame.
 
Ndërsa është një nga yjet më të mëdha në botën e modës, 20-vjeçarja ka folur publikisht për të parën herë rreth besimit fetar që ka.
  
Modelja, motra më e madhe Gigi dhe vëllai Anwar janë gjysmë holandezë dhe gjysmë palestinezë që kanë lindur në Yolanda.
 
Babai i ryre Mohamed Hadid është pronar i disa pasurive të patundshme që arrijnë deri në vlerën 200 milionë dollarë, ai ka lindur në Nazaret dhe ka jetuar në Siri e Liban para se të emigronte në SHBA kur ishte 14 vjeç.
 
“Ai është fetar dhe gjithmonë lutet me ne. Jam krenare që jam myslimane”, është shprehur Bella Hadid.
 
Kur presidenti Trump deklaroi ndalimin e emigrantëve në janar, motrat Hadid së bashku me nënë e tyre iu bashkuan në New York ndërsa në duar mbanin pankartën: "Ne jemi të gjithë qenie humane".

gigi bella


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike