TIRANE - Një tjetër shkurtim i padrejtë në administratë. Kjo  është historia e 54 vjeçarit nga Durrësi. Sadik Bega, ish-komandant turni në Shërbimin e Zjarrfikses në zonën e plazhit Durrës rrëfen në emisionin “Urbanika” sesi e kanë larguar nga puna pa një arsye të qartë. Ai shton se edhe në librezën e punës nuk jepet asnjë arsye: “Aty shkruhet vetëm "Të lirohet nga puna"  dhe asgjë më tepër".

Historia e tij si zjarrfikës është për një periudhë kohore shumë të gjatë. Ai ka filluar në të që në vitin 1979-ën, gjatë shërbimit ushtarak dhe si ka vazhduar si nëpunës i këtij sektori që nga viti 1984. Gjithçka nisi mëngjesin e 12 qershorit të vitit 2009, kur i telefonojnë nga stacioni për të takuar shefin, sepse ai kishte për t’i komunikuar diçka. Kurrë nuk do t’ia merrte mendja se pikerisht ajo ditë, do të ishte dita e fundit e punës.

“Do largohesh, boll ke shërbyer në këtë institucion. Pastaj më thanë se do të më transferonin në Drejtorinë e Burgjeve si gardian, por të tëra ishin justifikime”, - rrëfen S.Bega.- "Edhe pse shpesh herë mes kolegësh bisedonim se Stacioni i Zjarrfikses ishte i depolitizuar dhe vetëm në shërbim të shtetit, duket se një anë e errët e këtij shkarkimi ishte për çështje politike. Dëgjoja që më thoshin se je i joni, por zjarrin nuk pyet se kë zë, demokratët apo socialistët. Zjarri nuk ka ngjyra politike, por mua më hoqën nga puna”, u shpreh Sadik Bega.

Një ditë më vonë pas largimit nga puna ai rikthehet përsëri në stacion, këtë herë për të marrë urdhërin e largimit nga puna, ku ndërmjet kësaj të fundit do të mesonte edhe arsyen pse e kishën larguar nga puna. Por për një kohë të gjata ky dokument nuk ju dha. Kështu Sadik Bega u detyrua të ngrinte një akt padi ndaj Prefektit të Durrësit në Gjykatën e Shkallës së Parë. “ Kërkova një vlerësim nga puna, dhe ky vlerësim firmoset po nga i njëjti person që firmosi edhe largimin tim nga puna”.

Në të thuhej se “ është korrekt në kryerjen e detyrës, është i disiplinuar, i rregullt dhe i papërtueshëm. Detyrën si komandant shërbimi e ka kryer më së miri. Ka aftësi të mira profesionale si zjarrëfikës duke udhëhequr turning, sin ë shuarjen e zjarreve ashtu edhe në stërvitjen profesionale që zhvillohet në stacion. Ka figurë të pastër morale dhe gëzon respektin e kolegëve dhe të eprorëve”, por pavarësisht kësaj ata më hoqën nga puna, shprehet Bega në emisionin "Urbanika".

Sektori i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimin i Prefektit të Qarkut Durrës i propozon prefektit te keëtij qarku shkarkimin nga puna, por pa dhënë ndonjë arsye. Dhe po keshtu prefekti e firmos këtë largim në mënyre të menjehershme. Ndërsa gojarisht ata i japin versione të ndryshme të shkarkimit nga puna. “... më thanë se do më dërgonin në Drejtorië e Burgjeve, pastaj më thanë që të kemi hequr nga puna si rezultat nga shkurtimet organike”.

Sadik Bega rrefen se shkurtimi i tij nga puna nuk kishte të bënte fare me shkrtimet organike. “Lirimi im nuk ka të bëj me shkurtim organic sepse shkurtimet organike janë bërë disa muaj më parë, para se të më hiqnin mua nga puna. Por mua më hoqën nga puna për të vendosur dikë tjeter në vendin tim, i cili merrte rrogen pa u paraqit asnjeherë në punë, pasi ai jetonte në Itali”. Prej 2009 për këtë komandant të zjarrëfikëses nisi edhe kalvari i gjatë i proceseve gjyqësore të njëpasnjëshme.

Letra drejtuar institucioneve për të marrë një përgjigje, por si kundër pergjigje ka marr heshtjen e tyre. Keshtu ceshtja e tij kaloi nga gjykata e shakllës së parë, në gjykaten e apelit e me radhe. Vendime të cuditshme, të pjesshme janë marrë prej tyre. Ne pamje të pare duket sikur favorizojne Z.Bega, por vetem në teori, sepse deri më sot asgje nuk duket ne horizont nese do të vihen në zbatim ndonjehere këto vendime, edhe pse janë ekzekutim në formë të prerë.” Në mos rikthimin tim në punë, të paktën të më japin shperblimin që më takon, me 18 muaj rrogë”, apelon Bega. Sot atij i duhet të jetoj ne një ngushticë financiare, por kërkesa e tij është më urgjentë se kaq, ai ka nevojë për këtë shumë, pasi atij i duhet të kryej një operacion jasht shtetit se ka probleme shëndetësore.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)