Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar lirimin e Gjeneral Major Ilir Hasan Xhebexhia nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore. Në vend të tij, Begaj dekretoi emërimin e Gjeneral Major Petrit Pal Çuni.
Gjithashtu Begaj dekretoi dhënien e gradës madhore “Kundëradmiral” për Kapitenin e Rangut të Parë Arsen Burhan Mullaj, me detyrë “Shef i Shtabit të Forcës Detare”.
Komento
Komente












