Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministri i Jashtëm Igli Hasani
Mark Rutte ditën e sotme mori zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.
Pas marrjes zyrtarisht të detyrës, për Rutte nuk kanë munguar urimet edhe nga politika shqiptare, ku Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, teksa e uroi për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, shprehi besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë me e fortë.
“Shumë urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë më gjithëpërfshirëse, më e bashkuar, më e fortë”, shkruan Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.
Ndërkohë, një urimin për Rutte e bëri edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili përmes një postimi në aplikacionin X shkruan se nën udhëheqjen e tij NATO do të forcohet edhe më shumë.
“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik”, shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Jens Stoltenberg largohet nga drejtimi i NATO-s pas 10 vitesh, Mark Rutte zyrtarisht sekretari i ri: Nuk e lëshojmë Ukrainën
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD
21 Janar, 12:26
-
Thoma Gëllçi: Trump, një nuse që do të nusërojë për herë të dytë
19 Janar, 22:32
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
NATO dhe BE me patrullime në Baltik për shkak të shqetësimeve të sigurisë
14 Janar, 19:03
-
EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar në Kosovë
14 Janar, 15:36