Begaj i kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës

Begaj i kërkon homologëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, njohjen e Kosovës

Bajram Begaj dhe presidenti i Botsvanës Mokgweetsi Masisi

Nju Jork- Gjatë takimeve që Presidenti Begaj po zhvillon në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të  Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti u takua me Presidentin e Kenias, Presidentin e Botsvanës, Presidentin e Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, Presidenti Begaj u takua me Presidentin e Republikës së Kenias, William Samoei Ruto. Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.

Kreu i Shtetit u ndal më tej te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj i kërkoi Presidentit Ruto njohjen e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën kërkesë Presidenti Begaj i ripërsëriti dhe Presidentit të Botsvanës, Mokgweetsi Masisi.

Të dy presidentët inkurajuan identifikimin e mundësive për bashkëpunim, veçanërisht në ekonomi, apo edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Sipas Presidentit Begaj, ky takim është një mundësi për t’i dhënë një tjetër dinamikë marrëdhënieve ndërshtetërore. 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua gjithashtu me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit.

Në takim të dy presidentët vlerësuan vendosjen e kontakteve direkte mes dy shteteve. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat e popullit të Sudanit të Jugut për ndërtimin e një shteti të begatë.

Presidenti Begaj u ndal veçanërisht tek Republika e Kosovës, duke kërkuar njohjen e saj nga ana e Sudanit të Jugut. Sipas Kreut të Shtetit, Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndaj duhet mbështetur që të vazhdojë të luajë të njëjtin rol edhe në vijim.

Të dy presidentët diskutuan edhe për nevojën e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin