Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.
Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj ndau foto në rrjetet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.
Një ditë më parë kreu i shtetit mori pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ishte emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
-
Nese Begaj formon parti politike pas 2027 do ishte shume I fuqishëm si personazh duke krijuar keshtu polin e trete politik me mbeshtetje edhe nga Amerika sa shikohet ne foto! Duket nje “casus belli” per President Begaj te krijoje parti te re me mbeshtetje nga perendimi larget!
Përgjigju








Komente
Komento