Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka vizituar sot (25 Dhjetor), në ditën e Krishtlindjes, Mitropolinë e qytetit të Beratit.
Kreu i shtetit është pritur nga përfaqësuesit e kishës e Mitropilisë, nga drejtues të pushtetit vendor, deputetë të qarkut, përfaqësues vendorë të të gjitha forcave politike, besimtarë etj. Pasi ka vizituar Mitropolinë e Beratit, presidenti Begaj ka përcjellë edhe një mesazh dhe urim për të gjithë shqiptarët, në ditën e Krishtlindjes.
"Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët e krishterë "Gëzuar Krishtlindjen". Krishtlindja është një ditë e shenjtë, ditë që simbolizon lidhjen e paqes dhe të shpresës, ditë që na bën të reflektojmë për vlerat më të larta të njerëzimit, për dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen. Kjo ditë, Krishtlindja, është gjithashtu një thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit, për të forcuar më shumë bashkëpunimin. Kjo ditë na bën në një moment të falenderojmë Zotin për të gjitha bekimet që na ka dhënë dhe të bëjmë të mundur të ndihmojmë të gjithë ata që janë të pamundur. Uroj për çdo besimtar, për çdo shqiptar, kudo ku jeton, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Krishtlindjen, Krishtlindje të bardha, gëzime, hare, harmoni, begati për çdo familje shqiptare", ka thënë Presidenti Bajram Begaj.
Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti, duke falenderuar presidentin për vizitën e tij, ka thënë se:
“Në ditën e sotme, që është dita e dashurisë dhe paqes, urojmë që të gjithë së bashku të gëzohemi, me dashuri e paqe, me bashkëekzistencë dhe harmoninë që kemi mes besimeve fetare”.
Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, duke pohuar se festa e Krishtlindjes në Berat festohet mes një atmosfere të jashtëzakonshme, ka uruar të gjithë besimtarëve në qytetin e Beratit dhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen "Gëzuar Krishtlindjen".
Lajmi kryesor: