Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, presidenti Bajram Begaj mbajti një fjalim në Kuvendin e vendit fqinj, ku ndër të tjera tha se raportet pozitive mes 2 vendeve kanë ndikuar edhe në stabilitetin rajonal.

"Është i nder i veçantë të flas para jush në kuvendin e një shteti me të cilin ndajmë më shumë se një kufi. RMV nuk është vetëm vend fqinj i afërt dhe aleat, por një vend që Republika e Shqipërisë ka marrëdhënie tradicionalisht të mira. Ndihem i nderuar që jam sot me ju për të sjellë përshëndetjet më të ngrohta të shtetit shqiptar. 2 vendet tona ndajnë interesa, sfida dhe një vizion të përbashkët evropian. Raportet tona kanë pasur ndikim pozitiv edhe në rajon",- tha Begaj.


Lajmi kryesor:

Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor, shqiptarët rol shtetformues! Davkova: Pakicat etnike, ura lidhëse mes dy vendeve