Begaj pritje me trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria, faktor paqeje në rajon! Tensionet në Kosovë, jemi të ndjeshëm, por të matur

Presidenti i Republikës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri. Fjalën e tij para ambasadorëve të huaj në Tiranë por edhe shumë politikanëve të rëndësishëm të vendit, Begaj e nisi nme një me luftën në Ukrainë. Presidenti shprehu edhe një herë vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur në krah të ukrainasve, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike.

“Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave”, tha Begaj.

Sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë ai e quajti si sulm të strukturuar në skuta totalitare dhe i lëshuar dëshpërimisht ndaj një vendi të lirë e demokratik.

“Ndoshta agresorët e fshehur pas pushteteve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë i vogël gjeografikisht mundet shpejt e thjeshtë. Por mesa duket, nuk njohin as historinë, dhe as Shqipërinë.  Dua të falënderoj aleatët e partnerët tanë në NATO, e veçanërisht Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e bashkëpunimin që Shqipëria t’i bëjë ballë sulmeve të natyrave të ndryshme e tentativave për të destabilizuar apo dëmtuar vendin tonë”, vijoi Presidenti i Republikës.

Duke folur për situatën në rajon, Begaj tha se organizimi i samitit të Ballkanit Perëndimor është shembull mirënjohjeje e vlerësimi. Ai u shpreh se gjithmonë shqiptarët do të mbeten faktor paqeje në Ballkan dhe promovues të imazhit të një Ballkani pasional, por jo konfliktual.

“E ndërsa flasim për konflikt, nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e  Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë.  Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit.   Në këto kushte, Shqipëria do të jetë e ndjeshme, por e matur, në mbështetje të dialogut, por shumë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit kosovar. Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu”, tha Bajram Begaj.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve mike të Shqipërisë në Tiranë, ambasadorëve, Presidenti Begaj i falënderoi për çdo ndihmë për vendin tonë.

“Dua t’ju shpreh mirënjohjen time për kontributin Tuaj në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore e të turizmit në vendin tonë. Një falënderim të përzemërt për përkushtimin ndaj thellimit të marrëdhënieve midis popujve tanë. Nga ana tjetër, ju lutem ruani bindjen se Shqipëria do të bashkëpunojë në të gjithë aspektet që i shërbejnë sigurisë, po aq sa edhe  mirëqënies demokratike, sociale e ekologjike të popujve tanë. Në këtë fillim të vitit 2023, urimi im kryesor për të gjithë ne dhe popujt tanë është për një fillim të ripërtërirë të  një periudhe të re, në të cilën politika e jashtme është rezultat i një ndërgjegjeje rajonale e globale.    Dikush mund ta quajë këtë edhe naivitet, apo ëishful thinking, por nuk është i tillë, nëse shprehet si angazhim nga përfaqësuesi shtetëror i një vendi, sepse ky është angazhimi i Shqipërisë”, përfundoi fjalën e tij Presidenti i vendit, Bajram Begaj.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sdf: 19/01/2023 03:19

    U treguat dhe bq-re ndaj servise dhe terroristave te saj. Virtyti i b*thlepirjes dhe te thithjes se trangllit eshte virtyt i pseudo pushtetareve pushta qe kemi pase keto pothuajse 100 vjet. Poshte bq-ret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike

Turi në Diasporë, Rama: Vota e emigrantëve, kur të sigurohen kushtet teknike