Begaj takim me Zëvendësekretarin e Fondacionit Konrad Adenauer: Gjermania mbështetëse e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Begaj takim me Zëvendësekretarin e Fondacionit Konrad Adenauer: Gjermania mbështetëse e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Bajram Begaj dhe Gerhard Wahlers

Bajram Begaj, takoi sot Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers, së bashku me drejtorin e këtij fondacioni në Tiranë, Dr. Thomas Kunze.

Begaj shprehu mirënjohje për ndihmën që ky fondacion i ka dhënë vendit tonë ndër vite, për kontributin për një shoqëri të drejtë, promovimin dhe ruajtjen e demokracisë, sistemin e drejtësisë, për nismat e edukimit politik, si dhe kodin elektoral.

Gjermania, në vlerësimin e Begaj, mbetet një mbështetëse e madhe e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është  prioritet strategjik i Shqipërisë, por mendoj se  zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor është me rëndësi strategjike edhe për vetë Unionin”,  u shpreh Presidenti.

Po ashtu Begaj theksoi se kujdesi i veçantë që Fondacioni Konrad Adenauer tregon ndaj kujtesës historike të Shqipërisë, nisur edhe nga eksperienca gjermane, është një shembull shumë i drejtë për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së shkuarës.

Në dund ai vlerësoi përkrahjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe rolin proaktiv në mbrojtjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE nga Gjermania, me të cilën Shqipëria ka raporte të shkëlqyera politike dhe ekonomike.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro