Begaj takohet me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Pustec: Mirëqenia e qytetarëve sfidë për dy vendet! Pendarovski: Çadër për nismat në Ballkan, Procesi i Berlinit

Në bashkinë e Pustecit, ku jeton edhe minotriteti maqedonas në Shqipëri, janë takuar sot presidenti i Bajram Begaj si dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve e tha se sfidë e përbashkët mes tyre është krijimi i kushteve për një mirëqënie më të mirë për qytetarët. Sipas Begajt kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunimit.

‘Jo pa qëllim kemi zgjedhur bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet tona midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, vendeve partnere te NATO-s, vende që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin e bashkimit Europian. Kuptohet që Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe minoriteti maqedonas në Bashkinë Pustecë, janë të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shumë mirë të integruar dhe kanë kontibut në shtetformimin e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim janë aktiv në jetën politike. Sfidat ndërmjet dy vendeve janë të mëdha, sfidat duhet ti përballojmë së bashku. Një nga këto sfida është që të kemi mirëqënie, për komunitetet tona, për Maqedonasit në Pustec dhe Shqiptarët në Maqedoni.  Besoj që kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunim.’- tha Begaj.

Nga ana tjetër presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski, foli në lidhje me nismën e Ballkanit të Hapur, ku tha se ekzistojnë 50 iniciative të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve. Të gjitha shtete që marrin pjesë e kanë të qartë se mbi të gjitha inciative, është procesi i Berlinit.

‘Ballkani i Hapur që nga fillimi i tij e deri më tani është që të jetë një bashkëpunim rajonal midis Shteteve të Ballkanit. Ekzistojnë mbi 50 iniciativa të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve. Ballkani i Hapur ka qenë një prej atyre iniciativave dhe shpresoj që në një format të tillë dhe të funksionojë.  Është e pakontestueshme për 6 vendet që janë pjesë e Ballkanit të Hapur, se çadër për të gjitha nismat është Procesi i Berlinit, i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit ka marrëdhënie strukturore shumë më të sakta se Ballkani i Hapur. 6 shtete marrin pjese në procesin e Berlinit ndërsa vetëm 3 shtete në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe për Ballkanin e Hapur.’- tha Pandervoski.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Potenciali turistik i Pustecit, në vëmendjen e Presidentit Begaj

1690128996_sdsssss.JPGPresidenti Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vizituan sot disa nga atraksionet turistike të Pustecit.

Fillimisht, presidentët vizituan Kishën e Shën Mëhillit, që ndodhet në qendër të Pustecit, e daton që prej vitit 1754, të rindërtuar pas viteve ’90.

Më pas, dy presidentët u ndalën dhe në fshatin Gollomboc, ku vizituan Shtëpinë Muze të shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse.

Pjesë e agjendës ishte edhe udhëtimi me varkë për në ishullin e Maligradit, që ndodhet në Liqenin e Prespës. Ishulli piktoresk është i njohur për Kishën e Shën Mërisë, që daton që prej shekullit të XIV, që u vizitua gjithashtu nga dy presidentët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 23/07/2023 15:17

    Begaj si ushtarak dhe të merret me tradhti kombtare , është tragjike për postin që e mban.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja