Begaj takon Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua sot me bordin drejtues të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

E pranishme ishte dhe drejtuesja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, si dhe përfaqësuesit e institucionit; Gjergj Marku, Skënder Vrioni, Albert Nikolla dhe Altin Hoxha.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën, ndërsa i garantoi mbështetje Autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.

“Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri. Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia dhe mungesa e konsekuencës në vendosjen e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, u shpreh presidenti ndër të tjera.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i shtetit theksoi edhe rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe edukimit të të rinjve shqiptarë që nuk e kanë jetuar atë regjim.

“Brezi i ri duhet të mësojë për të kaluarën, që historia të mos përsëritet”, u shpreh Begaj.

Ndërsa kemi hyrë në vitin elektoral, Presidenti i Republikës kërkoi nga Autoriteti i Dosjeve 'të bëjnë përpjekje për verifikimin në kohë të pastërtisë së figurave që do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhësit të përfaqësohen denjësisht nga figura që nuk kanë lidhje me të shkuarën'.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë