Begaj uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin: Më shumë mirësi e gëzime në familjet tuaja

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Në një reagim në rrjete sociale, ai ka uruar më shumë begati dhe mirësi për të gjithë.  

Kurban Bajrami është dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit, është festa e ngadhënjimit të sakrificës së sinqertë dhe besimit në Zot. Kurban Bajrami është dëshmi e pashtershme sesi sakrifica, durimi dhe dashuria i japin njerëzve paqen e tyre të brendshme dhe mposhtin egoizmin, urrejtjen dhe pangopësinë. Uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë mirësi dhe gëzime në familjet e tyre! Gëzuar Kurban Bajramin dhe qofshi në mbrojtjen e Zotit!”, shprehet Begaj.


Lajmi kryesor:

Politika uron Kurban Bajramin/ Rama: Gëzuar! Begaj: Më shumë mirësi e begati në familjet tuaja! Meta: Sakrifica, qoftë simbol i kësaj feste