Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Moldavi.
Begaj është pritur me ceremoni shtetërore të veçantë nga Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, me të cilën ka zhvilluar edhe një takim.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar pamje nga takimi, Begaj shkruan se Shqipëria mbështet Moldavinë ‘si mike dhe partnere në vlerat e lirisë, demokracisë dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen evropiane’.
Shqipëria mbështet Moldavinë si mike dhe partnere në vlerat e lirisë, demokracisë dhe përgjegjësisë së përbashkët për të ardhmen evropiane’, ka shkruar Begaj krah pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.
Komente










