Një mrekulli ka ndodhur në një metro në Filadelfia. Një grua lindi fëmijën e saj papritur në një tren, e ndihmuar nga dy policë. Daniel Caban dhe Darrel James po qëndronin në hyrje të stacionit kur një person i lajmëroi për një rast emergjent në tren, por pa ditur më konkretisht për çfarë ndihmë bëhej fjalë.
Pasi i shkuan gruas për ndihmë, kuptuan se ishte shumë vonë për ta transportuar në spital, dhe u detyruan të improvizonin rolin e mamisë. Por çdo gjë ka shkuar për mrekulli, pasi gruaja lindi djalin e saj në metro.
Pasagjerët shënuan ardhjen e veçantë të fëmijës, ndërsa shefi i policisë postoi lajmin në një status në twitter. Mediat vendase raportojnë se nëna dhe foshnja janë dërguar në spital tashmë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nëna sjell në jetë djalin në metro ">