Behgjet Pacolli: Si më iku nga duart
pronësia mbi Google për 100.000 $

Behgjet Pacolli: Si më iku nga duart<br />pronësia mbi Google për 100.000 $
Biznesmeni i njohur shqiptar, Behgjet Pacolli, ka kujtuar kohën kur ai kishte refuzuar të investonte në idenë e disa të rinjve për të themeluar një kompani, që tashmë është ndër më të suksesshmet në botë.
 
Ai përmes Facebook ka treguar se në vitin 1997 themeluesit e Google-it e kishin lutur të investonte në idenë e tyre, por ai i kishte refuzuar.
 
“Sot motor kërkimi i njohur amerikan Google mbush plotë 17 vjet. Unë si ju dhe miliona njerëz të tjerë jam një përdorues i përditshme i kësaj zbulimi teknologjikë. Por dua të ndaj me ju një histori për herë të parë këtu lidhur me kompaninë Google. Në vitin 1997 themeluesit e kësaj kompanie erdhën në zyrën time në Lugano, Zvicër duke më lutur të investoj në idenë e tyre, por pasi nuk kisha aq shumë njohuri për këtë fushë veprimi (në atë kohë e panjohur për mua) ata i refuzova. Sidoqoftë, unë shpresoj shumë që tani të rinjtë tanë shqiptarë do të shpikin diçka të tillë, dhe unë gjithsesi do t’i përkrahi”, ka shkruar Pacolli duke mos treguar shumën që të rinjtë kishin kërkuar nga ai, shkruan “koha.net”.
 
Atë që se bëri Pacolli e ka bërë gjermani Andy Bechtolsheim. Ai kishte investuar 100 mijë dollarë në Google dhe ky ishte investimi më i frytshëm për të. Investimi i tij i vitit 1998 në vitin 2010 nga revista prestigjioze “Forbes” vlerësohej në 1.7 miliard dollarë.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani