Behgjet Paçolli zbulon Albaninë
Kaukaziane / FOTO e tempullit

Behgjet Paçolli zbulon Albaninë<br />Kaukaziane / FOTO e tempullit
TIRANW - Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli pretendon se ne Azerbaixhan ndodhet nje tempull shqiptar i ndërtuar rreth 800 vjet më parë. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka publikuar edhe një foto të këtij tempulli, i cili sipas tij është ndërtuar në vitin 1216-1238 për Hasan Djalalin, të quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë. Pacolli thotë se në këtë tempull gjenden shkrime të ngjashme me alfabetin shqiptar, ndaj ai fton historianët të vizitojnë këtë vend, duke njoftuar njëherësh se një pjesë të shpenzimeve për këto kërkimeve do ta mbështesë ai.

"Dua të ndaj me ju një foto nga një tempulli shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d'Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull në Azerbaixhan kam parë edhe shkrimet e para me gërma shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se ''Meshari i Buzukut'', ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.

Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit tre shekuj e gjysmë para erës sonë.

 
I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania Kaukaziane, gjegjësisht, pjesën jugore të Azerbaixhanit, Karabahut dhe pjesën Iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë"

behgjet pacolli albani

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos