“Ndeshja me Shqipërinë është delikate dhe duhet të dimë të menaxhojmë mjaft mirë aspektin psikologjik, por nëse do t’i shënoja Shqipërisë nuk ka dyshime që do të festoja si i çmendur”. Kështu është shprehur në një intervistë për “The Guardian” mesfushori me origjinë nga Mitrovica që luan me Zvicrën Valon Behrami.
 
Kosovari nuk lëkundet nga dëshira dh pasioni për të përfaqësuar Zvicrën, pavarësisht faktit që Kosova së fundmi është anëtarësuar në FIFA dhe UEFA.
 
“Jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg. E kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”tha Valon Behrami.
 
Kosovari do të ndeshet përballë Shqipërisë në ndeshjen e parë që do të zhvillojë në Kampionatin Europian në Francë  2016 pas pak ditësh. 



d.b/shqiptarja.com