Bëhuni bashkë me qytetarët europian, në orën 20:00 të duartrokasim për mjekët! Nisma e ambasadës së BE-së

Bëhuni bashkë me qytetarët europian, në orën 20:00 të duartrokasim për mjekët! Nisma e ambasadës së BE-së

TIRANË- Në orën 20:00 të gjithë qytetarët duhet të mobilizohen, të dalin në oborr, ballkone, verandë të shtëpive dhe të duartrokasin në nder të mjekëve, heronjve të kësaj lufte botërore me armikun e përbashkët të quajtur koronavirus. Kjo nismë, e thirrur nga ambasada e Bashkimit Europian, shkon për qytetarët shqiptar që t'u bashkohen qytetarëve europian, të cilët do të bëhen njësh me njëri-tjetrin për të nderuar bluzat e bardha që po vënë në rrezik jetën e tyre për të triumfuar në këtë betejë.

"Çdo natë në orën 8 qytetarët evropianë duartrokasin për të shprehur mirënjohjen e tyre të pafund për infermierët, mjekët dhe stafin mjekësor që janë në vijën e parë të pandemisë duke shpëtuar jetë. Ne do të marrim pjesë sot në mbrëmje me duartrokitje të përzemërta për profesionistët e kujdesit shëndetësor, kërkuesit, zjarrfikësit, policët dhe të gjithë ata që janë duke luftuar kundër virusit. Bashkohuni me ne duke duartrokitur sot në orën 20:00 dhe shpërndarë emojin", shkruan Ambasada e BE-së në Shqipëri.

Postimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në Shqipëri

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • faro: 30/03/2020 16:17

    Që të mos rëndohet rrjeti online, le të vënë, të paktën, një gjysmë orë fikse për të gjithë të moshuarit. Sa për të shkuar në FARMACI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet