Tashmë është bërë normale që kryeministri Rama t’u kthejë përgjigje komentuesve në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Në një status ku kryeministri Rama prezantonte se në fillim të vitit 2017 do të sillen për publikun shqiptar kryeveprat e artit Italian të vitit 1900, ka qenë një komentues me emrin “ Edi Interisti” i cili i ka shkruar se në fillim duhet të rregullojë një rrugë ose ndonjë shtyllë e më pas të mendonte për “shkaravinat” e tij.

Por menjëherë nuk ka munguar dhe përgjigja e kryeministrit.

Duke ironizuar faktin që komentuesi ishte me skuadrën e Interit, Rama i shkruan se nuk i kupton dot punët e tjera po nuk eci Interi. Ai gjithashtu e ka shoqëruar komentin e tij dhe me fytyrë duke qeshur me lot. 

rama
(Komenti i kryeministrit Rama në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)