Bashkimi Evropian ka shtuar sot 28 zyrtarë dhe “propagandistë” të Bjellorusisë në listë të zezë, të lidhur me shtypjen që u bën kundërshtarëve, lideri autoritar, Alexander Lukashenka.
Blloku me 27 vende anëtare ka sanksionuar disa herë Qeverinë bjelloruse, prej kur autoritetet kanë nisur të shtypin protestat kundër regjimit të Lukashenkas më 2020.
BE-ja ka shtuar sanksionet ndaj Bjellorusisë edhe për shkak të rolit të këtij shteti në nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë. Me vendimin e fundit, numri i individëve bjellorusë në listën e zezë të BE-së ka shkuar në 261.
Në atë listë veçse janë Lukashenka dhe familjarë të tij. Në mesin e individëve të sanksionuar të enjten janë Irina Akulovich, shefe e agjencisë kombëtare të lajmeve, BelTA, dhe prezantuesi televiziv, Nikita Rachilovsky.
“Këta propagandistë të regjimit kanë përhapur me qëllim informacion të rremë për shtypjen e kryer prej autoriteteve shtetërore”, ka thënë BE-ja përmes një deklarate.
Lukashenka, aleati më i ngushtë i Rusisë, pati nisur shtypje të protestave në gusht të vitit 2020, pasi pretendimi i tij për fitore në zgjedhje pati nxitur protesta masive.
Grupi për të të drejta të njeriut Viasna, vlerëson që Bjellorusia ka më shumë se 1.400 të burgosur politikë, dhe që mijëra persona tjerë kanë ikur prej shtetit.
Lukashenka ka tri dekada që udhëheq Bjellorusinë me grusht të fortë./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.2%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.1%
Vota total: 6367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve luftarakë F-16, Zelensky: Kapitull i ri në luftën kundër Rusisë
4 Gusht, 16:27
-
Lufta në Lindjen e Mesme në prag, Rusia furnizon me armë të reja Iranin, sulmi mund të nisë që nesër! Tajani: Italianët kthehen sa më shpejt nga Libani
4 Gusht, 14:43
-
Shtatë vende të BE-së i bëjnë thirrje Venezulës t’i publikojë të dhënat zgjedhore
4 Gusht, 14:39
-
Kurti ngul këmbë për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, Perëndimi kundër! Osmani: Nuk do pyesim Vuçiçin
2 Gusht, 11:25
-
BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus
2 Gusht, 07:50
-
SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë, njofton Blinken
31 Korrik, 17:48
-
Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Evropë frikësojnë refugjatët
30 Korrik, 16:27
-
Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE, krenar për bashkëpunimin
30 Korrik, 13:48
-
Kremlini zotohet për masa të ndërsjella nëse SHBA vendos raketa në Gjermani
29 Korrik, 16:49
-
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
29 Korrik, 08:03
-
Orban sërish kritikon Perëndimin
28 Korrik, 09:46
-
Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Plan veprimi për të arritur paqen! Lavrov: Nuk ka negociata për propozimin e tij
27 Korrik, 15:05