Bejko ankesë në KQZ: Nuk është marrë asnjë masë ndaj personave që përdorin logon e PD-së! Po keqinformohet publiku shqiptar

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka dorëzuar një ankesë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duke bërë thirrje që persona fizikë që nuk kanë lidhje me partinë të mos përdorin më simbole dhe logon e Partisë Demokratike.

Në ankesën e dorëzuar nga pjesëtarë të shtabit elektoral të Bejkos thuihet se KQZ nuk ka marrë asnjë masë ndaj personave fizikë që në shkelje të kodit zgjedhor kanë përdorur logon e PD-së, duke iu referuar kështu kandidatëve të koalicionit Meta-Berisha.

“Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, sot ka paraqitur edhe njëherë një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket përdorimit të emrit logos dhe simboleve të Partisë Demokratike nga subjeke zgjedhore dhe persona fizik të cilët nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti dhe përfaqësojnë forca politike të ndryshme nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ne konstatojmë se deri më sot, kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbarimi i fushatës elektorale , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka marrë ende asnjë masë kundër personave dhe subjekteve që janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të garantojë zbatimin e ligjeve dhe kodit zgjdhor në përputhje me liritë dhe të drejtat politike të cdo forcë politike që merr pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit”-thuhet në deklaratën e Mirela Karabinës, drejtoreshë e komunikmit të kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko.

Në ankesë thuhet se përdorimi i logos së PD-së është duke keqinformuar qytetarët shqiptarë duke sjellë si pasojë deformimin e garës politike. Një thirrje për ndalimin e këtyre shkeljeve, bëhet edhe ndaj mediave që të ndalojnë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike për koalicione të ndryshme që nuk kanë lidhje me partinë.

“Përdorimi i logos dhe emrit të Partisë Demokratike nga subjekte zgjdhore që nuk e përfaqësojnë atë ligjerisht dhe politikisht është duke keqinformuar publikun shqiptar dhe deformuar garën politike në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetutese të demokracisë dhe përfaqësimit politik.

Prandaj, ne kërkojmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë detyrën që ligjet në fuqi dhe Kushtetuta i ngarkon për të garantuar parimet e shtetit ligjor dhe garës politike demokratike.

Gjithashtu i bëjmë thirrje edhe njëherë mediave të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike për subjekete politike që në këtë garë , sipas ligjeve në fuqi, janë subjekete me emer, logo dhe koalicione të ndryshme nga Partia Demokratike. I kujtojmë se janë duke shkelur ligjet dhe kodin zgjedhor shqiptar dhe ne do të marrim të gjitha masat për të mbrojur identiteti e Partisë Demokratike, logon dhe simbolet e saj”- thuhet më tej në deklaratë.

Më herët në mars, Partia Demokratike ka kërkuar që koalicioni Meta-Berisha të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit sepse përdor simbole të PD-së.  Ndërsa më pas dorëzoi një tjetër kërkesë ku kërkohej marrja e masave ndaj subjekteve që përdorin simbolet dhe logon e PD-së pasi përbën shkelje të Kodit Zgjedhor. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë