Berisha është burimi dhe strumbullari i krizës në PD, kjo ishte akuza që Roland Bejko drejtoi ndaj ish kryeministrit, ndërsa largimin e tij e shikon si mënyrën e vetme të bashkimit, ringritjes dhe rikthimit në pushtet të demokratëve. Në një intervistë për Report Tv, Bejko tha se PD është futur në një proces amullie dhe se bashkimi i demokratëve duket tepër i largët.
“Me Berishën nuk vjen dot PD në pushtet. Basha ka kusuret e veta, por Berisha është burimi i krizës, strumbullari i saj,. Edhe pse u largua Basha kriza vazhdon se është Berisha, Po të largohet ai shuhet kriza në PD. Ai nuk vjen dot më në pushtet se nuk ka më kredibilidet moral”, tha Bejko
Për Bejkon, Berisha e trajton PD si plaçkë të vetën dhe përhapi praktikën sunduese të berishizmin në parti. Berishizimi tha Bejko u pëlqyen edhe nga Basha dhe u ndoq nga ai, por në fund ishte ajo që e dogji.
“PD është futur në një proces amullie dhe jo zgjedhje dhe qartësie për shkak të ngutjes së që ka Berisha. 30 vite në krye të PD e identifikoi partinë me lëkurën e vetë dhe i gjithë procesi ka synuar vetëm marrjen e PD dhe fakti që ka hyrë në zyrën e PD si të jetë kryetar i zgjedhur i partisë tregon edhe një herë ngutjen e tij për të qenë kryetari i PD për ta trajtuar PD si tokë e xanun. Kjo lojë e pisët pushteti brenda PD për qëllime i ka mbajtur larg elektoratin gri. Shumica janë ata që refuzojnë t’i bashkohen Berishës. Berisha ka shkelur vendim që mori kur ngritur i Komisionit të Rithemelimit, dhe akuzonin Bashën se nuk respektonte institucionet në vendime dhe këto po bëjnë të njëjtën gjë, berishizimi në PD është praktikë politike sunduese dhe Bashës i pëlqeu kjo lloj mënyrë dhe e zbatoi, tani po e zbatojnë këta që thanën se do ndahen nga kjo lloj praktike. Nuk po funksionon këtu. Bashës i pëlqeu berishizmi dhe e hëngri berishizmi që zbatoi. Berisha gënjen kur thotë se nuk kamë ndërhyrë në vendimet Bashës. Për Berishën qëllimi ka rëndësi por mjetet që do përdoren”, tha Bejko.
PD vijon të jetë e përçarë, ku në takimet e Grupit Parlamentar palët vetëm sa janë larguar edhe më shumë nga njëra-tjetra. Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, ndërsa nga ana tjetër ky i fundit ka deklaruar se do të vijojë të bëjë të njëjtën detyrë.
Kjo eshte e verteta por komunistet nuk ndryshojne....
Përgjigju