Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Këtë e bëri të qartë drejtuesi politik i PD në Gjirokastër për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Roland Bejko në emisionin "Repolitix" në Report Tv, i cili tha se protesta e dhunshme e 8 janarit i ndau rrugën përfundimisht me Berishën.
"Jemi në fazën e diskutimit të emrave, 8 janari i tregoi qartë që rrugët u ndanë. Zërat për konsensus janë tentativa dashamirëse të demokratëve në bazë për të gjetur një marrëveshje të përbashkët dhe të mundim Ramën, por në fakt realiteti është i dhimbshëm dhe është i krijuar nga Berisha. PD ka një target grup që duhet të testojë në këto zgjedhje. Duhet një lloj vizioni të jetë një figurë që ta dëshirojë komuniteti. PD përveç mbështetësve të vetë duhet të shoh edhe elektoratin gri", tha Bejko.
Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.
"Po i bie mbështetja që pas datës 8 dhe ka filluar të rrisë dozat e retorikës populiste si njeriu i pamposhtur. Të gjithë ata që besojnë Berishën për akuzat që bën, janë budallenj. Ai bën deklarata halucinante ndaj ambasadores së SHBA. Berisha e sulmon ambasadoren që të marrë vëmendjen e Ëashingtonit që ky qenka i rrezikshëm, ta marri në konsideratë se do djegë vendin. PD i ka mbyllur llogaritë me Berishën. Bashës i nxjerrin forca militare për të mos u takuar me demokratët, mund t'ia bëjmë dhe ne këtë Berishës. Basha nuk është yll, por Berisha është në rrugë pa krye, duhet të largohet. Berisha mund të vijë deri te gardhi, por nuk vjen dot më brenda pasi nuk është anëtari i PD. Berisha le të merrte katin e parë meqë u fut, por nuk i intereson godina po tymi që të shkojë deri në Washington", tha Bejko.
Bejko hedhur akuza të rënda lidhur me politikanët e korruptuar duke i bërë thirrje drejtësisë së re që të veprojë dhe se ata paratë që u vjedhin shqiptarëve i harxhojnë me dashnoret e tyre në vendet ekzotike.
"Amerika ia ka dhënë sovranitetin Shqipërisë jo këta politikanët shqiptarë që po ja marrin me korrupsionin e madh, duke ndërtuar vila e duke prishur paratë e popullit shqiptarë me dashnoret në vendet ekzotike. Drejtësia duhet t'u kërkojë llogari për abuzimin që kanë bërë me pushtetin", tha Bejko.
NXIRRI EMRAT O BEJKO,,,MOS U FSHIH, ,PO I DITE KUSH SHKON NE VENDET EKZOTIKE,,,tregoi...TA MARRE VESH POPULLI SHQIPTAR....
Përgjigju