Bejko takim me përfaqësues të biznesit në Tiranë: Do krijojmë 3 zona të lira ekonomike, në Krrabë, Arbanë dhe Ndroq

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit, të cilëve u prezantoi programin e tij, nga ku premtoi më shumë mbështetje për këtë sektor nëse e votëbesojnë më 14 maj. Bejko tha se do të heqin taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, si edhe do të përgjysmojnë e taksën e pastrimit për bizneset. Po ashtu, Bejko ka premtuar edhe përgjysim të të gjitha taksave vendore.

Kandidati për Tiranën, u ndal edhe në qeverisjen e Erion Veliajt, për të cilin tha se kanë mbytur me gjoba bizneset dhe tha se programi i tij parashikon një marrëdhënie më të mirë mes këtyre dy palëve. Bejko tha se Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset

“Çfarë i duhet ekonomisë. Më pak gjoba, më pak presion nga ana e punonjësve të bashkisë dhe më shumë komunikim për të krijuar një lloj relaksi, për të kuptuar që bashkia dhe biznesi nuk janë armiq, nuk janë macja dhe miu, por janë partner. Bashkia që në do të drejtojmë, nëse qytetarët na japin besimin, Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që gjobat të mos jenë normalitet për bizneset, por raste përjashtimore. Qëllimi është jo ta ndjekim biznesin dhe ta gjobisim, por ta ndihmojmë që të mos gabojë. Nëse arrimë të krijojmë këtë lloj komunikimi edhe biznesi do ndihet më i relaksuar, do ketë më shumë besim dhe do kërkojë të bashkëpunojë me bashkinë.

Politikat tona dihen, nuk janë sekret, ne jemi për politika të tilla të zhvillimit me më pak taksa. Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojmë lehtësi fiskale dhe do të provojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë duke përdorur panele diellore, instalime cilësore nëpër godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektronike dhe të gjitha format smart working", u shpreh Bejko. 

Bejko premton më shumë mbështetje për fermerët vendas dhe për këtë do të ndërtohen 5 qendra polifunksionale në hyrje dhe dalje të Tiranës, në të cilat do iu jepet prioritet prodhimeve vendase. Këto qendra do të vendosen në Kamzë, Kashar, Vaqarri, Lundër dhe zona e Tufinë. Në këto qendra do të ketë edhe parking mbi dhe nëntokësor.

“Ne do të jemi të parimit që prodhimet vendase, sidomos që vijnë nga bashkia e Tiranës, të jenë prodhime që dominojnë tregun dhe për këtë do aplikojmë   politikat e konceptit të konsumit me kilometrin zero. Prodhimet vendase të fermerëve të bashkisë së Tiranës edhe banorëve të fshatrave do jenë ato që do marrin prioritet duke u krijuar lehtësira në treg. Do ngrihen 5 tregje publike në pesë pole multifunksionale. Do ndërtojmë 250 km rrugë rurale që i mungojnë kurorës së Tiranës, me qëllim që produktet familjare të fermave të dalin lehtësisht në tiranë dhe të aksesojnë në këto tregje që ne kemi menduar në këto pesë hyrje të qytetit. Bashkia do të ofrojë grante financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, që veprojnë në fushat klasike dhe në ato inovative sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor”, tha Bejko.

Bejko tha se do të krijohen tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit.

"Këto zona të lira ekonomike do të nxisin iniciativën e këtyre fermerëve. Bizneset që do punësojnë mbi 50 punëtorë do subvencionohen edhe nga ana e bashkisë që përshembull mund të marrë përsipër të paguajë sigurimet shoqërore me qëllim që biznesi të nxitet për të punësuar më shumë punëtor. Në zonat rurale do të nxitet turizmi malor, agroturizmi dhe kulinaria. Interaktiviteti mes zonës rurale dhe urbane do jetë miqësore dhe i aksesueshëm", u shpreh Bejko. 

Pikat për mbështetjen e biznesit

1- Përtej heqjes së taksës së infrastrukturës arsimore dhe përgjysmimit të taksës për pastrimin për bizneset, Bashkia do të krijojë lehtësira fiskale dhe do të promovojë financiarisht të gjitha masat që do të merren nga bizneset që synojnë prodhimin dhe kursimin e energjisë (panele diellore, instalime cilësore në godina, përdorimi i mjeteve hibride dhe elektrike etj...) dhe të gjitha format e smart ëorking.

2-Bashkia do të jetë në dispozicion për të trajnuar falas të punësuarit që merren me pagesat e taksave vendore të çdo biznesi në mënyrë të tillë që midis biznesit dhe administratës vendore të krijohet një partneritet miqësor dhe i sinqertë në mënyrë të tillë që gjobat mos të jenë normalitet për bizneset por raste përjashtimore.

3- Në Tiranë do të ngrihen dhe funksionojnë së paku 4 tregje publike të reja në të cilat do të promovohen produktet vendore tipike të shëndetshme dhe të sigurta. Biznesi i vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike. Bashkia do te ofroje grante financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, që veprojnë në fushat klasike dhe në ato inovative sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.

4-Tri zona të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit për fuqizimin e ekonomisë së Tiranës. Inicim Ligj i ri i posaçëm për Tiranën

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
Kandidati i PD-së për Tiranën: Transport falas për studentët, pensionistët, ish të përndjekurit politik, të papunët dhe invalidët

1682609222_Screenshot2.jpg

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranë, Roland Bejko në një takim me banorë në zonën e Kinostudios, foli për programin e PD-së për transportin publik. Bejko tha se do të ofrojnë një transport publik të aksesueshëm për të gjithë qytetarët duke mundësuar lëvizjen falas për të gjithë kategoritë që nuk mundësi financiare, duke nisur nga pensionistët, studentët, të papunët, njerëz me aftësi ndryshe dhe sh-të përndjekurit politik.

Bejko premtoi biletë elektronike, që do të jetë e vlefshme për 1-javë, 1 muaj ose edhe vjetore. Kjo risi, Bejko tha se do të eliminojë radhët e gjata për t’u pajisur me abone, pasi qytetarët do mund t’i blejnë ato online.

“Erion Veliaj ka katërfishuar-pesëfishuar taksat e qytetarëve, ne do t’i përgjysmojmë. Ka krijuar kaos në trafikun urban, se nuk ushtron kontroll ndaj kompanisë që e ka marrë këtë koncesion. Pse nuk ushtron kontroll? Ne dyshojmë se ka korrupsion, por të mos kishte korrupsion do ushtronte kontroll, do ta kontrollonte me sistem elektronik që nga zyrat e bashkisë. Sistemin urban të transportit të qytetarëve do e kishte bërë siç e ka gjithë bota me një sistem elektronik, ku qytetarët s’do rrinin në radhë për një abone, as pensionistët as të papunët. Do kishin një biletë që do u mundësonte qytetarëve të lëviznin me biletë javore, mujore dhe vjetore. Ne këtë do bëjmë. Një transport publik të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, natyrisht duke e financuar bashkia, me ndihmë në dobi të qytetarëve që s’kanë mundësi të udhëtojnë, siç janë veteranët, studentët, të papunët, njerëz me aftësi ndryshe, ish-të përndjekurit politik. Në këto kushte bashkia nuk ka si të ofrojë një shërbim të transportit falas, sepse kategoritë e prekura do ua subvencionojë bashkia biletën. Nga ana tjetër, unë dhe ju të tjerët që zgjidhni të ecni me biçikletë apo mjete të tjera motorike, të paguan për mjetin tuaj dhe pastaj të paguani për dikë tjetër. Mund të paguajmë në solidaritetin që ka shoqëria për ata që kanë nevojë, por jo për të gjithë”, tha Bejko.

Bejko tha se do të ndërtohen 5 qendra polifunksionale në hyrje dhe dalje të Tiranës, të cilat do të jenë me parking mbi dhe nëntokësor. Ai u shpreh se kjo do të ulë trafikun në Tiranë, pasi qytetarët që vijnë nga qytete të tjerë, do të parkojnë mjetet në këto qendra dhe do të shkojnë drejt qendrës së Tiranës me linjat e transportit urban ose me autobusë ekspres. Qytetarët që do të parkojnë mjetin në këto qendra, do paguajnë një biletë me vlerë 2 euro, e cila më pas do të jetë e vlefshme për të lëvizur në linjat e transportit urban gjatë gjithë ditës në Tiranë.

“Ne mendojmë që ta shikojmë Tiranën në dy perspektiva, afatshkurtër dhe afatmesme dhe perspektiva afatgjatë për krijimin e një metropolit që të jetë i ngjashëm me vendet e rajonit, Tirana është pa tram, metro, linjë hekurudhore që ta lidhin me qytete e thjerra. Pavarësisht se ka filluar ndërtimi i hekurudhës me Rinasin, nuk dihet se kur përfundon, atë e dimë që është dhënë me koncesion të familjarët e pushtetarëve. Ne propozojmë që në hyrje të Tiranës në të gjitha arteriet kryesore, në rrugët kryesore, që vijojnë nga rrugët që vijnë në drejtim të Tiranës nga e gjithë Shqipëria, krahu i rrugës së Durrësit, Kavajës, Elbasanit, Arbrit e kështu me radhë do ndërtohen 5 parkime mbi dhe nëntokësor të mëdha, do shërbejnë për parkimin e mjeteve që vijnë nga rrethet. Aty qytetarët do kenë mundësi të marrin transportin publik, kush të dojë mund të ecë me autobusë urban, të tjerët do kenë alternativë edhe autobusë ekspres, të cilët do ta sjellin pa ndalesë nga periferia në qendër dhe nga qendra në periferinë tjetër të Tiranës me dy ndalesa siç e ka gjithë bota. Ai që do parkojë mjetin, te parkimi publik, do marrë një biletë, do paguajë 2 euro. Kjo biletë do i japë mundësinë e aksesimit gjatë gjithë ditës në Tiranë deri në kthim. Një mundësi për të lehtësuar trafikun e brendshëm në tiranë”, tha Bejko.

Po ashtu, qytetarët në çdo stacion autobusi do të kenë mundësi të shohin hartat e udhëtimit të autobusëve.

Programi për transportin

1- Në të gjitha lagjet e reja që do të ndërtohen në Tiranë do të jetë domosdoshmërish prezenca e një parku, i cili do të përmirësoje cilësinë e ajrit dhe lidhjet me pjesët e tjera te qytetit do të jenë të garantuara nga rrugë të gjera me së paku 4 korsi, trotuara, rrugë për biçikletat dhe linja të shpeshta autobusësh.

2- Të gjithë autobusët urban do të kenë në pikat e ndalesës së tyre oraret e mbërritjes dhe të nisjes dhe vonesat relative në tabelat elektronike të lidhura me vendndodhjen e autobusëve. Në oraret me trafik më të rënduar do të shtohet numri i autobusëve. Në çdo pikë ndalimi të autobusëve qytetarët do të kenë mundësinë të shohin hartat e udhëtimit të autobusëve dhe pikat e shkëmbimit me linjat e tjera. Në të njëjtën kohë do të hartohen, aprovohen dhe implementime abone 3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare për mjetet publike për të gjithë qytetarët e Tiranës të cilët nuk do te kenë detyrimin të mbajnë radhë të gjata në kioskat e shekullit të kaluar, por do të kenë mundësinë t’i blejnë këto abone online.

3- Ndërtimi i parkimeve shumëkatësh mbi dhe nën nivelin e tokës për 5 pikat hyrëse në Tiranë. Te mbikalimi i Kamzës, në hyrje te Kombinatit, pranë TEG-ut dhe në fillimin e rrugës së Arbrit, me kosto ditore prej 200 lekë. Kuponi i marrë në këto parkime do të vlej edhe si biletë ditore për qytetarët, që të lenë automjetet në këto pika dhe të vijojnë udhëtimin drejt qytetit me mjetet publike.

4- E-transport. Biletë unike elektronike. Formatimi i stacioneve të kronometruara urbane.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edit: 28/04/2023 03:44

    Te pakten si Veliaj edhe Kellici fushaten e bejne ne terren. Ndersa mjeshtri i sportit ne raki, Bejko, kafeneve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen