TIRANË- Duke u bazuar mbi të dhënat që janë gjeneruar nga sondazhi i Institutit Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, socialistët mbajnë Vlorën, Korçën, Himarën dhe Dibrën, dhe për analistët Ben Andoni dhe Flogert Muça rezultatet janë më se të drejta, pasi e tillë paraqitet situata edhe në terren.
“Shumë real sa i përket Vlorës, mendoja që ky perceptimi për Lelin do ishte më i vogël se ka qenë mjaft indiferent”, ta Andoni.
“Ka diferencë mes punës së qeverisë dhe Bashkisë, fakti që ka vegjetuar kryetari i Bashkisë, ai ka mbajtur mëri ndaj qytetit jo kryeministrit. Pragmatizëm zgjedhor dhe Rama po e luan shumë mirë në retorikën e tij politike”, Muça.
Nga ana tjetër, Andonu u ndal edhe në Himarë. Ai tha se Jorgo Goro ka ruajtur një lloj ekuilibri, e ndërsa shtoi se ka fat që ka përballë një kandidat si Fredi Beleri që vjen nga radhët e PBDNJ. Ai tha se kjo parti nuk ka mbrojtur interesat e minoritetit, madje në këtë drejtim, sipas Andonit, më shumë ka punuar kryeministri Edi Rama.
“Kemi pasur abuzime, vazhdojmë, qeverisja socialiste ka pasur probleme, por Goro tregon një lloj qëndrueshmërie atë që bëri Leli dhe atë punë që socialistët duan ta vazhdojnë, shikojmë ndryshime në plazhin e bregdetit. Ogur i mirë që mbështetjet nga PBDNJ, se Dule është kalcifikuar si kryetar i kësaj partie, nuk është mbështetje e madhe për interesat e minoritet, se kështu më mirë i përfaqëson Rama sesa një forcë politike që është anemike. Nga ana tjetër PBDNJ duhet t’i njihet si vlerë që arriti të kandidojë në këto zona, një gjë që se kanë bërë disa parti te ne. Goro ka kapur këtë mekanizëm, që përkundrejt korrupsionit me pronat, të ruajë një ekuilibër, sondazhi i Piepolit është logjik”, tha Andoni.
Duke u ndalur te Dibra, dy analistët kanë ndarë të njëjtin mendim që socialistët kanë fituar shumë pikë prej rrugës së Arbrit. Duke marrë në shqyrtim se përse qytetarët kanë vlerësuar negativisht punën e Rahim Spahisë dhe ndërkohë do votonin sërish për PS, dyshja e analizon se kjo është votë për Ramën.
“Janë pa PDIU dhe LSI, dhe ky rezultat është historik. Është rruga e Arbrit dhe ujësjellësi, kjo i ka ndihmuar që të jenë mazhorancë në Dibër, po i japin PS një lloj falënderimi për rrugën e Arbrit dhe kam përshtypjen që është më shumë votë për Ramën sesa për pjesën tjetër të PS atje”, tha Muça.
“Do e bëj gjithë qarkun shumë potenciale, unë mendoj që veç Ramës e ka shpalosur projektin, nuk do e bënte dot njeri tjetër dhe këtë lexon publiku atje”, tha Andoni.
Referuar sondazhit të Piepolit, në Korçë, Dibër, Vlorë e Himarë socialistët arrijnë të mbajnë bashkitë edhe për një tjetër mandat. Sipas sondazhit të radhës së Piepolit, i fokusuar në këto 4 bashki, PS ruan epërsinë edhe si forcë e parë për këshillat bashkiakë. Mirëpo, sipas anketimeve, shumica e qytetarëve janë të pakënaqur nga puna e kryebashkiakut të Dibrës Rrahim Spahiu e Dritan Lelit të Vlorës.
po pa pyeti njer keta larrot e PS po shqyhemi thone ne fushat.Ketej del Trimi Adi Tani votat po i bejm ne thone ..hajde mere vesh tani kete muabet tani
Përgjigju