Kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Tiranë Roland Bejko, vijoi turin e takimeve elektorale duke takuar sipërmarrës dhe banorë të zonës së “Misto Mames”.

Kandidati demokrat për Bashkinë e kryeqytetit, duke u shpërndarë fletëpalosje me programin për Tiranën, vuri në dukje premtimin për uljen me 50% të taksave

Roland Bejko po ashtu kujtoi se shpresa për një të ardhme më të mirë duhet mbajtur gjallë, ndërsa një prej banorëve i rrëfeu eksperiencën në emigrim dhe kthimin në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Roland Bejko takim me banorët e ‘Misto Mames’: Do i shpronësojmë banesat e prishura me vlerën e tregut! Ulim me 50% taksat