‘Bëjmë detyrat në shkollë’, nxënësit: Na ndihmon shumë! Mësuesja: Bëjnë edhe aktivitete argëtuese

Pasi mbarojnë mësimin, Glauk, Vivien e Amaris qëndrojnë çdo ditë në ambientet e shkollës për rreth një orë. Projekti “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, për ta është shumë i vlefshëm, pasi në rastet kur nuk kuptojnë ushtrimin, pyesin mësuesen dhe kështu i kuptojnë më mirë mësimet.   

“Këtu më pëlqen se në shtëpi thjesht lexoj. Kur shkoj në shtëpi më mirë rri rehat. Më mirë është të bësh detyrat tek projekti sepse po nuk i bëra në shtëpi kam shumë detyra. Kur kam ndonjë problem, kur nuk di çfarë të bëj pyes mësuesen. Kam nota shumë të mira dhe mira. Në klasë të dytë”, tha Glauk Burreli. 

“Mua më pëlqen më shumë në shkollë sepse nëse ka ndonjë gjë që nuk e kuptoj pyes zyshën. Zysha e din sepse ajo na i jep detyrat dhe I kuptoj më mirë. Më pëlqejnë të gjitha lëndët njësoj. Në orët e lira kërcejmë, këndojmë, vizatojmë”.

“Më pëlqen shumë që bëj detyra. Marr ndihmë nëse ngec për ndonjë gjë dhe më japin ndihmë. Më mirë është ti bëj detyrat këtu sepse kam ndihma nga mësueset”.

Në këtë projekt pilot fëmijët zhvillojnë dhe aktivitete të ndryshme si kërcim, këndim e vizatim. Përveç kësaj, nxënësit mund të konsumojnë edhe ushqime të marra nga shtëpia.

“Në projektin bëjmë detyrat e shtëpisë”, nxënësi bën individualisht detyrat e shtëpisë. Zysha i vëzhgon, udhëzon sepse kanë dhe vështirësi ato që janë në klasë të parë. Fëmijët që janë të sigurtë fillojnë bëjnë detyrat. Fëmijët kanë arritur ti bëjnë detyrat që në klasë. Prindërit janë të kënaqur. Për punën që është bërë. Fëmijët pushojnë pak pas orës së fundit, hanë ushqimin që kanë marrë dhe fillojnë detyrat. Detyrat varet. Nëse ju mbetet një detyrë e pa përfunduar e mbyllnin në shtëpi. Prindërit e prisnin me shumë dëshirë projektin bëjmë detyrat e shtëpisë. Që në mbledhjen e parë e kërkonin. Prindërit janë të kënaqur edhe ne gjithashtu”.

Për mësuesen e ciklit fillor të shkollës “Hasan Tasin”, Dhurata Kuçuku, nisma që daton prej vitit 2018, ka rezultuar efikase. Pjesë e projektit, “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, në të gjithë vendin, janë 290 shkolla, ndërsa kjo praktikë zhvillohet nga klasa e parë deri në të pestën.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti i fuqishëm godet arkipelagun Kuril në Rusi, forca 6,6 ballë e shkallës Rihter! Historia e luftës Moskë-Tokio për ishujt

Tërmeti i fuqishëm godet arkipelagun Kuril në Rusi, forca 6,6 ballë e shkallës Rihter! Historia e luftës Moskë-Tokio për ishujt