BEJRUT, 20 shtator /ATSH-AFP/ - Të paktën 300 luftëtarë kurdë të Turqisë mbërritën në Siri për të mbështetur vëllëzerit e tyre të ushtrisë në Aïn al-Arab, qyteti i tretë kurd në vend, kërcënuar nga grupi i Shtetit Islamik, njoftoi sot një OJQ siriane.
"Të paktën 300 luftëtarë të ardhur nga rajonet kurde në Turqi kanë kalur kufirin me Sirinë dhe i janë bashkuar milicëve YPG në Kobane për të luftuar kundër ISIS", theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Luftime të dhunshme mes kurdëve dhe xhihadistëve nisën të martën në mbrëmje në rrethinat e këtij qyteti, ku ISIS ka mundur të pushtojë më shumë se 60 fshatra duke rrethuar gjithmonë e më shumë Kobanen, bastion kurd në kufi me Turqinë.
Duke iu trembur krimeve të rënda të kësaj organizate ultra-radikale, rreth 45 000 kurdë kanë hyrë në Turqi që prej ditës së enjte sipas Ankarasë. "Disa mijëra të tjerë ndodhen ende në kufi", sipas një fotografi.
Sipas OSDH-së, fati i 800 banorëve të fshatit ende nuk dihet./
/ec/