BEJRUT - Shefi i Hezbollahut shiit libanez theksoi sot se xhihadistët që luftojnë në botë e dëmtojnë më shumë islamin se veprat tallëse të Muhamedit, pa përmendur masakrën në Charlie Hebdo.
"Në këtë moment, është më shumë se kurrë e nevojshme të flasim për profetin, për shkak të sjelljes të disa grupeve terroriste që përfaqësohen me islamin", theksoi Hassan Nasrallah, partia shiite e të cilit lufton lëvizjet xhihadiste sunite në Siri përkrah regjimit të Bachar al-Assad.
"Përmes akteve të tyre të ekstreme, të dhunshme dhe çnjerëzore, këto grupe rrezikojnë profetin dhe myslimanët më shumë se armiqtë e tyre, më shumë se librat, filmat dhe karikaturat që fyejnë profetin", shtoi shefi i Hezbollahut, në një fjalim.
"Këto janë aktet më të rënda në histori që kanë dëmtuar profetin", shtoi Hassan Nasrallah.
Hassan Nasrallah as nuk e përmendi dhe as nuk e dënoi sulmin kundër Charlie Hebdo nga dy xhihadistët e dyshuar, ku si pasojë humbën jetën 12 persona./ATSH/