BEJRUT, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Paleta e re e ndihmës për Sirinë nga Rusia dhe Irani arrin në mbi gjashtë miliardë dollarë, sipas gazetës libaneze "al Akhbar", e afërt me Iranin dhe me grupin hezbollah proiranian "Shia".
Republika Islamike e Iranit ka hapur një llogari të re financiare për Damaskun me vlerë 4,5 miliardë dollarë për të mbështetur regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ndërkohë, Rusia ka dhënë në formën e grantit 1,5 miliardë dollarë, shtuar këtu 500 milionë dollarë karburant dhe 400 milionë dollarë miell.
Korrespondenti i "al Akhbar" thotë se "aktualisht, regjimi sirian shpreson në mbërritjen e armëve ruse dhe joruse"./ a.jor.