TIRANE -Besimtaret bektashinj në të gjithë vendin festojnë sot Ditën Botërore të Ashures, një ditë e veçantë që përkujton 72 të rënët në tokën e Qerbelasë.
Në një ceremoni nga Kryegjyshata, Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi besimtarët dhe shqiptarët për më shume paqe, dashuri, vëllazeri për të ecur në rrugen e Zotit.
“Po lëmë pas një histori të shkuar me germa të arta. Brezat e shumtë të shqiptarëve do tu jenë mirënjohës patriotëve dhe figurave historike që dhanë jetën për këtë komb. Ne do vdesim pa asnjë mëdyshje në gjurmë të baballarëve tanë. Të gëzojmë sëbashku ditën e madhe të ngritjes së flamurit, zoti ju bekoftë kudo në familjet tuaja”, u shpreh ai.
BABA EDMONDI DITE E VECANTE
Baba Edmondi nga ambientet ku gatuhej ashurja, rrëfeu dje me pasion për kamerën e televizionit A1Report, se ashurja edhe kur gatuhet do shumë ëmbëlsi
E ndodhur brenda ambienteve të komunitetit bektashi, kamera e televizionit shfaqi momentet e përgatitjes së ashures. I pyetur nga gazetarja, Gentiana Haxhiu, baba Edmondi tregon se kjo festë e ka marrë emrin pikërisht nga 72 të rënët.
“Fusha e Qerbelasë u la me gjakun e 72 dëshmorëve të cilët mundën diktaturën. Gjaku i derdhur i dëshmorëve të Qerbelasë është i paharrueshëm. Ashurja që do dalë nesër nuk është gjë tjetër veçse një ceremoni shpirtërore, e përbotshme që u jepet njerëzve me rastin e rënies së dëshmorëve”- tregoi baba Edmondi.
Dita e Ashures mbledh në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane edhe besimtarë përtej besimit bektashinj.
VIDEO / MOMENTE NGA PERGATITJET PER DITEN E ASHURES
/Shqiptarja.com