Zjarrfikësit shpëtojnë kotelen që ra në pus (VIDEO)

Zjarrfikësit u është dashur të përballen me një rast të pazakontë. Një familje pranë “Shkollës së Kuqe” në Tiranë ka kërkuar ndihmë për ti shpëtuar macen që kishte rënë në pus 20 metra të thellë.

Video ku punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë për të shpëtuar macen që kishte rënë në një pus është pasqyruar në facebook e kryebashkiakut Veliaj.

Në video dëgjohet zëri i të zonjës së maces e cila e thërret kotelen në emër. E kur zjarrfikësit e shpëtojnë ajo i falenderoi me lot në sy.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere