Nesër protesta, opozita kërkon 3 orë leje! Në Tiranë do bllokohet mbikalimi tek Kthesa e Kamzës
Protesta e PD-së, 7 tetor 2024
Tirane- Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet nesër në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe. Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.
Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema.
Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë organizuar qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan 'mosbindje civile' përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri.
Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.
Bllokimi i akseve te tjera
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan" shkruan Gjekmarkaj.
Kur ndodhemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare tashmë opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit. E ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani. Kjo e fundit do të vendosë nëse do e cojë dosjen për gjykim apo do e kthejë në SPAK, apo do e pushojë.
Protesta e parë e asaj që nga PD quhet 'mosbindje civile' ishte më 7 tetor. Zgjati 3 orë. U vu re një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestë ishte më pak se ishte paralajmëruar. E vërtetuan edhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarrfikësit shpëtojnë kotelen që ra në pus (VIDEO)
27 Tetor, 13:53
-
Partia e Lirisë akuzon: Qeveria po nxit largimin e të arsimuarve! Një vend pa intelektualë është garanci për të sunduar
27 Tetor, 12:53
-
Tre të mitur hajdutë të monopatinave nëpër Tiranë! Pasi rishiteshin paratë i merrnin prindërit! Policia i gjen 8 skutera elektrikë
27 Tetor, 12:30
-
Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare! Qendrat e votimit janë hapur dhe në Tiranë, Elbasan, Korçë e Kukës
27 Tetor, 10:59
-
Tiranë/ U gjet i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, 31 vjeçari ndërron jetë në spital! Çfarë dimë deri tani
27 Tetor, 10:44
-
Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon! 26 të arrestuar dhe 12.402 gjoba gjatë një jave
27 Tetor, 10:03
-
Alarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit? Policia kryen verifikimet: Në pilulën jeshile s'ka prani të lëndeve psikotrope. Ja çfare ka
27 Tetor, 09:39
-
Anijet me mbetje kthehen të dielën në Durrës, PD protestë: Nuk do të lejojmë manipulimin në testimin e mbetjeve
26 Tetor, 16:02
-
Qendra për fëmijët autik në Tiranë, hapet gara ndërkombëtare për projektin
26 Tetor, 14:10
-
Festivali ndërkombëtar i xhazit, për herë të 13-të në Tiranë! Koncerte me muzikantë nga gjithë bota dhe masterclass-e
26 Tetor, 14:04
-
'Po shkruaj nga një kënd i qelisë nr.6', Ervin Salianji: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë
26 Tetor, 13:15
-
‘Rritja e pensioneve, qesharake’, Tabaku: Të moshuarit nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat themelore të jetesës
26 Tetor, 12:26
Prej ketyre jemi keshtu sic jemi sot , as program as motivim as premtime boshe , vetem rremuj kaos dhe dhune percjellin
PërgjigjuKeta idiotet e opozites , kaq te trashe jane , nuk e kuptojne qe keshtu merzisin njerzit e zakonshem dhe jo qeverine .. keshtu i bejne mire PS se..
PërgjigjuJo Kthesa e Kamzes po Kthesa e Likes!
PërgjigjuIdiotësia e rradhës.
Përgjigju