Plagosja e dyfishtë tek 'Don Bosko' si u identifikua autori 23 vjeçar! Targat e makinës dhe shenjat e gishtave ndihmuan në zbulim! I riu dyshohet të jetë në Shqipëri

Plagosja e dyfishtë tek 'Don Bosko' si u identifikua autori 23 vjeçar! Targat e makinës dhe shenjat e gishtave ndihmuan në zbulim! I riu dyshohet të jetë në Shqipëri

Dy të plagosurit e atentatit tek 'Don Bosko', Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi

TIRANË - Targat e automjetit tip "Golf 5" i përdorur në atentatin e "Don Boskos" më 3 shtator identifikuan Denis Tahirin, 23-vjeçarin nga Kamza që u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar i dy personave të plagosur, Kastriot Elezaj, 45 vjeç, dhe Renaldo Metushi, 22 vjeç.

Hetuesit e Policisë së Tiranës fillimisht zbuluan se kujt i përkisnin targat e mbivendosura dhe pasi mori në pyetje pronarin e makinës, rezultoi se ai ia kishte dhënë me qira Denis Tahirit.

Nga hetimet rezultoi se ky i fundit, kishte pak ditë që e kishte marrë makinën me qira dhe targat ia kishte vendosur mjetit tip "Golf 5" që autorët dogjën pas krimit.

Po ashtu, shenjat e gishtave të tij kanë ndihmuar edhe në përforcimin e dyshimeve të policisë, pasi u krahasuan me ato të gjetura në mjet.

Dyshohet që 23 vjeçari të jetë brenda territorit shqiptar, por ende nuk është mundur të arrestohet.

Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, po pinin kafe në verandën e lokalit në afërsi të OSHEE-së, kur nga një makinë u qëllua drejt tyre. Elezaj, 45 vjeç, u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushin 22 vjeç, plumbi e kapi në këmbë.

Autorët që mendohet se ishin 3, fillimisht lëvizën pranë lokalit për t’u bindur se shënjestra ishte aty, pak minuta më vonë u rikthyen dhe qëlluan me 7 plumba drejt tyre. Pas krimit dogjën makinën në dalje të Kamzës, brenda së cilës u gjet pistoleta me silenciator. 

Gati dy muaj pas ngjarjes, Policia e Tiranës mundi të zbardhë atentatin dhe të shpallë në kërkim të riun organizator, Denis Tahiri.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren