Kërkoi leje për t'u betuar si kryetar i Himarës, GJKKO shtyn seancën për Belerin! Deklarata e tij: Diskriminim politik! SPAK: S’ka dispozitë ligjore për betimin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 11 dhjetor seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri i cili për të disatën herë rradhazi ka kërkuar lejen e posaçme që të betohet para këshillit bashkiak për të marrë detyrën.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, bën me dije se në seancë ka folur edhe vetë Beleri i cili e ka konsideruar procesin gjyqësor ndaj tij si ‘diskriminim politik’.

“Ka vendime politike dhe pozicionim të kryeministrit para çdo seance. Nuk ndodh në asnjë shtet të botës që një humbës të vijojë të drejtojë. Gjithçka që nuk pengohet me ligj, është parim kushtetues”- mësohet të jetë shprehur ai.

Sipas prokurorëve të SPAK, nuk ka dispozitë ligjore për leje të veçanta përveç sëmundjeve të rënda që verifikohen me raport mjekësor, ose në rast tjetër, martesë, vdekje apo provim.

Ndërkohë, përfaqësuesit e drejtorisë së burgjeve kanë argumentuar se një kërkesë e tillë duhet të rrëzohet sepse nuk bazohet në ligj. Ndërsa avokatët e Belerit shprehen se kjo e drejtë Belerit i është garantuar nga Kushtetuta.

“Ata presin që o të vdesë Beleri o të vdesin ata, nuk e di. Betimi nuk mund të bëhet si tek Lana, siç i kanë bërë të tjerët”- u shpreh  avokati i Belerit, Edmond Demo. 

E pranishme në seancë ka qenë edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Katerina Kamitisi. 

Çështja e betimit të Belerit si kryebashkiak i Himarës është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Shteti grek vijon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Sipas Greqisë moslejimi i Belerit për t’u betuar si kryebashkiak, është vendim politik i qeverisë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital